Ndërron jetë zyrtari policor i Kosovës nga Peja, Ali Çelaj, pasi ishte infektuar me virusin korona

Ndërron jetë zyrtari policor i Kosovës nga Peja, Ali Çelaj, pasi ishte infektuar me virusin korona

Ka vdekur zyrtari policor i Kosovës me prejardhje nga Peja, Ali Çelaj. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social. Sipas njoftimit, Çelaj ka qenë i infektuar me virusin Covid-19. Edhe disa policë të tjerë kanë vdekur gjatë javëve të kaluara nga koronavirusi në vend. Gjithsej 498 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë deri më tani. Me koronavirus janë infektuar 12.981 persona, ndërsa janë shëruar 9.085 veta.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari kërkon masa urgjente nga Ministria e Arsimit, pas rezultateve në PISA

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka ngritur shqetësimin për rezultatet e dobëta të nxënësve të …