Në 2-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Beg Rizaj në Deçan mbahet Akademi përkujtimore

Në 2-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Beg Rizaj në Deçan mbahet Akademi përkujtimore

Në 2-vjetorin e rënies  së dëshmorit të kombit, Beg Rizaj në organizim të veteranëve, në Deçan do të mbahet Akademi përkujtimore. Ky aktivitet mbahet sot në sallën e Asamblesë komunale në Deçan, në orën 13:00, ndërsa homazhet mbahen paraprakisht në  orë 11:00 në Gllogjan. Në luftimet e përgjakshme në“Lagjen e Trimave” në Kumanovë, me 9 e 10 maj 2015 ranë dëshmorë : Beg Rizaj me bashkëluftëtarët: Mirsad Ndrecaj, Xhafer Zymberi, Valon Kabashi, Samid Kastrioti, Turgaj Gashi, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj dhe Nusret Kaloshi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …