Në Forcën e Sigurisë së Kosovës shërbejnë 206 femra në uniformën e ushtrisë

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës shërbejnë 206 femra në uniformën e ushtrisë

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës shërbejnë 206 femra, të cilat  mbajnë të veshur uniformën e ushtrisë. Ushtaraket në FSK mbajnë edhe pozita të rëndësishme në nivel komandues si oficere, komandante, zëvendëskomandante. Kurse, gradat përfshijnë një kolonele, tri femra janë nënkolonel, katër majore, pesë kapitene, shtatë togere, dy rreshtermajore, dhjetë mbajnë gradën kapterë, dhjetë rreshter, 28 tetar si dhe 136 ushtare. Kjo vazhdimësi u reflektua kur një pjesë prej tyre u dëshmuan dhe si ushtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e tani vazhdojnë misionin e tyre në FSK, shkruan “Zëri”. Remzie Zeqiraj mban gradën major, dhe është një nga oficeret e Zyrës për marrëdhëniet me publikun, e cila po ashtu është një nga femrat e para që veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgimtarët tanë që kanë qëndruar në pushimet e verës në vendlindjet e tyre, po të kthehen në vendet ku punojnë

Mërgimtarët shprehin preferenca politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit: PDK dhe LDK në fokus

Në prag të festave të fund vitit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, …