Emmerson

Në Gjykatën Speciale, u publikua dosja paraprake e avokatit, Ben Emmerson, mbrojtës i  ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, është publikuar dosja paraprake e avokatit  të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zotëriut, Ben Emmerson. Pjesa më e madhe e kësaj dosjeje përshkruan ngjarje historike që ndërlidhen me zhvillimet e luftës, teksa pjesa tjetër e publikuar flet për rolin e Veselit në luftë, dëshmitë e dëshmitarëve që përshkruajnë mos-ndërlidhjen e të akuzuarit me krimet e pretenduara si dhe deklaratat kundërthënëse të dëshmitarëve tjerë që bien ndesh me akuzat ndaj Veselit. Mbrojtja ka përshkruar se si Kadri  Veseli në përputhje me rolin e tij, zhvillonte diskutime paralele dhe në kohë reale me shërbimet inteligjente të disa prej shteteve anëtare të NATO-s. Më 6 shkurt 1999, në një përpjekje të fundit për të shmangur një konflikt të armatosur ndërkombëtar në shkallë të plotë, palët u mblodhën në Rambuje të Francës për bisedime të ndërmjetësuara. Mirëpo, negociatorët ndërkombëtarë e vlerësuan delegacionin të pa sinqeritet. Më 19 mars 1999, Serbia filloi lëvizjet e konsiderueshme të trupave në kufi. Të nesërmen ato forca filluan një ofensivë të re të madhe në pjesët qendrore dhe veriore të Kosovës. Kadri Veseli nuk ishte pjesë e delegacionit të UÇK-së në Rambuje. Ai ishte i pranishëm, por, në përputhje me rolin e tij, ai mbeti jashtë kështjellës ku po zhvilloheshin bisedimet, me qëllim që të zhvillonte diskutime paralele dhe plotësuese në kohë reale me shërbimet e inteligjencës të disa shteteve anëtare të NATO-s”, është thënë mes tjerash në dosjen paraprake të avokatit të Kadri,Veselit, z Ben Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …