Në mëngjesin e sotëm janë takuar kryetari i vendit, Hashim Thaçi, lideri i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj

Në mëngjesin e sotëm janë takuar kryetari Thaçi, lideri i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë dhënë detaje për takimin që ka pasur sot i pari i kësaj partie, Kadri Veseli, kryetari i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Avni Bytyqi, zëdhënës i PDK-së, i ka thënë se tre liderët janë takuar sot në mëngjes mes vete. Ai ka mohuar se arsye e takimit kanë qenë ndonjëra prej zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë, qoftë politike apo temë tjetër, pasi që mediat raportuan se aty ishte diskutuar pikërisht për Gjykatën Speciale. Veseli, Thaçi e Haradinaj janë që të tre të intervistuar nga Specialja. Ndaj dy të parëve, tashmë është paraqitur një aktakuzë e pakonfirmuar. Një vendim për të pritet të merret deri të premten.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

80 vota mbeten sfida për presidentin

Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar për të enjten, më 6 gusht. Pas zgjedhjes së …