Në moshën 89-vjeçare ka vdekur në Prekaz veprimtari dhe i burgosuri politik i viteve 50-të 60-të, Bislim Tahir Bislimi

Në moshën 89-vjeçare ka vdekur dhe është varrosur në Prekaz veprimtari e atdhetari, Bislim Tahir Bislimi

Në moshën 89-vjeçare ka vdekur dhe është varrosur, në Prekaz,  veprimtari dhe i burgosuri politik i viteve 50-të, 60-të, Bislim Tahir Bislimi. Ai i përket gjeneratës së veprimtarëve të  Adem Demaçit, Ali Aliut, Metush Krasniqit e veprimtarëve të tjerë të njohur të kohës, të cilët kishin vazhduar luftën, që e kishte filluar NDSH-ja por kishin vepruar në kushte dhe rrethana të reja.  Pas një veprimtarie në konsolidimin e grupeve ilegale, në vitin 1959  grupi i tij ishte  zbuluar nga UDB-ja dhe pas procesit gjyqësor, Bislimi ishte dënuar gjashtë vjet burg. Prej një vit e gjysmë e deri në pesë vjet burg ishin dënuar: Adem Alia, Sherif Muslia, Beqir Meha, më vonë dëshmor i UÇK-së, Ramadan Zeneli dhe Istref Hasani. Bislim Tahir Bislimi do të mbetet në kujtesë si burrë i pathyeshëm, i pa kompromis  në mbrojtjen e bindjeve të tij atdhetare, hokatar  dhe kritik i papërmbajtur kundër padrejtësive shoqërore. (RKL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët e koalicionit për deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga Theranda

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, …