leoni

BQK

Në mungesë të Bordit, BQK-ja është duke funksionuar pa buxhet të miratuar, pasi ky proces është kompetencë e bordit

Banka Qendrore e Kosovës është pa bord që prej qershorit të vitit 2020 dhe siç thonë nga ky institucion për Radion Evropa e Lirë, nëse Bordi nuk kompletohet deri në fund të këtij viti, i tërë sistemi financiar rrezikon që të bllokohet.  BQK-ja ka dërguar në Kuvendin e Kosovës emrat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, por deri më tani, legjislativi nuk ka marrë vendim. Zgjedhjen e tyre në mënyrë urgjente e ka rekomanduar edhe Komisioni Evropian në Raportin e Progresit të publikuar më 19 tetor. Komisioni Evropian në Raportin e Progresit ka alarmuar për një numër procesesh të nisura dhe që janë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës, siç është liberalizimi i sigurimeve, rregullorja për likuiditet etj, por që pa kompletimin e bordit, të njëjtat nuk do të mund të hyjnë në fuqi. Në mungesë të Bordit, BQK-ja gjithashtu është duke funksionuar pa buxhet të miratuar, pasi ky proces është kompetencë e bordit. Aktualisht, BQK-ja është duke shfrytëzuar një të dymbëdhjetën e buxhetit të vitit paraprak. Kjo vlen vetëm për qëllime të financimit të shpenzimeve operacionale. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe Evropa udhëtojnë për protestën mbarëkombëtare në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe vendet e tjera të Evropës kanë udhëtuar për të marrë …