Në oborrin e PD-së, në Tiranë, po vazhdojnë përgatitjet për protestë, në ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Evropian

Në oborrin e PD-së, në Tiranë, po vazhdojnë përgatitjet për protestë, në ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Evropian

Në kohën kur liderët e rajonit dhe Evropës po mbërrijnë njëri pas tjetrit në Tiranë për samitin, BE-Ballkani Evropian, në oborrin e Partisë Demokratike të Sali Berishës po vazhdojnë përgatitjet për protestë, sikur thonë ata, pro Samitit dhe Bashkimit Evropian, por kundër kryeministrit Edi Rama”. PD është përgatitur për çdo ‘skenar’ dhe ka bërë gati një regji lëvizëse që do të përdoret gjatë protestës. Bëhet fjalë për një makinë lëvizëse me zërim dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë, po ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.  Protestuesit do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt urës së Dajtit, ndërkohë që do të ketë një skenë lëvizëse që ende nuk dihet se ku do fiksohet, ndërkohë që është parashikuar të flasin 12 pjesëtarë të partisë tashmë të gjysmuar të Sali Berishës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …