Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi. Në ceremoninë e zbulimit të këtij busti kanë marrë pjesë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, etj. “Në Parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt, bashkë me familjarë të dëshmorëve të kombit, invalidë e veteranë të luftës çlirimtare, veprimtarë të shquar atdhetar, krerë politik e institucional dhe bashkëqytetarë, shpalosëm sot, bustin e veprimtarit atdhetar, heroit të Kosovës – Rexhep Halimi, si një gjurmë e historisë e lavdisë, përkujtim ndër breza për përpjekjen e sakrificën e heroit të Kosovës – Rexhep Halimi dhe mbarë popullit tonë për liri. Lavdi dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për liri! Lavdi heroit të Kosovës – Rexhep Halimi!”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …