Në pëvjetorin e rënies përkujtohet heroi i Kosovës Ismet Asllani

 Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me kabinetin e tij, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  të prirë nga Buqe Llugiqi, si dhe miq dhe bashkëluftëtarë, kanë nderuar sot jetën dhe veprën e Heroit të Kosovës, Ismet Asllani, në përvjetorin e përjetësimit të tij.

Ata vendosën kurora lulesh në vendin e rënies së Ismet Asllanit, duke nderuar sakrificën dhe kontributin e tij të paçmuar për lirinë e Kosovës. Ky akt përkujdesjeje dhe nderimi është një shenjë e respektit për gjithë ata që dhanë jetën dhe luftuan për çlirimin e atdheut, duke kujtuar kështu sakrificën e Ismet Asllanit, i cili dha jetën për liri. Ismet Asllani është dhe do të mbetet gjithmonë simbol i qëndresës, guximit dhe atdhedashurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK organizon manifestimin tradicional “Esad Mekuli” më 17 dhjetor në Prishtinë

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK) do të mbajë më 17 dhjetor 2025, të mërkurën, …