Brickos

Prodhimet vendore

Në rritjen e konsumit në Kosovë kanë ndikuar remitencat, jo rritja reale ekonomike

Shuma prej mbi gjysmë miliardë euro në vit që hyjnë në Kosovë nga qytetarët e këtij vendi, të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, mund të ketë ndikuar që konsumi për kokë banori të shënoje rritje. Rritja e konsumit, rrjedhimisht, ka përmirësuar kështu edhe standardin jetësor të qytetarëve të këtij vendi. Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në rritjen e konsumit kanë ndikuar shumë faktorë, por faktori kyç është vazhdimi i dërgesave nga diaspora. “Kjo rritje ka ardhur si rezultat i vazhdimit të nivelit të lartë të dërgesave nga ana e diasporës, pastaj rritja e pagave në sektorin publik, fillimi i dhënies së kontributeve për veteranët e luftës, rritja e asistencës sociale, dhe të gjitha këto kanë ndikuar që konsumi i përgjithshëm të jetë më i lartë sesa në vitet paraprake”, thotë Gashi. Kosova konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të emigrantëve, ku në të shumtën e rasteve këto dërgesa shfrytëzohen për konsum familjar. Një studim mbi remitencat në Kosovë, i bërë kohë më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregon se 43 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë anëtarë të familjes që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë 22.4 për qind prej tyre kanë pranuar remitenca prej familjarëve. Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …