Besnik Tahiri

Në seancën e sotme e Kuvendit të Kosovës, janë shkaktuar përplasje mes Besnik Tahirit e Hekuran Muratit

Edhe në seancën e sotme të  Kuvendit të Kosovës nuk kanë munguar  përplasjet  mes pozitës e opozitës, kësaj radhe në mes shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Ai i ka parashtruar disa pyetje ministrit Murati lidhur me deklaratat që dha ai për ndihmën që Qeveria u ka ofruar qytetarëve. Shefi i deputetëve të AAK-së, më tej iu drejtua ministrit se “Kosova nuk ka nisur as me Qeverinë Kurti e as me ministrin Murati”. Nuk jeni në pandemi. “E ke pas shumë të lehtë ministër me vendos Ligjin e Pagave në buxhet. Shumë lehtë e ke pas ministër me u marrë me pagën minimale. Ju ministrat vetë po e vendosni në mina kryeministrin, e keni vendosur që  me sindikatat të flisini për  pagën minimale. Pse nuk po e zhbllokoni OSHP-në, 300 milionë euro nuk janë investime kapitale, i keni blloku të gjitha anët”, ka pyetur Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …