Në shënim të 144-vjetorit të Lidhjes Shqiptare, sot në Prizren janë takuar kryetarët e komunave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Në shënim të 144-vjetorit të Lidhjes Shqiptare, sot në Prizren janë takuar kryetarët e komunave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Sot në qytetin e Prizrenit, me rastin e 144-vjetorit të Lidhjes Shqiptare  janë takuar bashkë kryetarët e komunave të Kosovës dhe të Shqipërisë. “Bashkë me kryetarët e komunave dhe të Bashkive Shqiptare shënuam këtë ditë të madhe dhe u zotuam ta vazhdojmë këtë traditë të të parëve tanë, sidomos në këtë kohë kur shqiptarët janë faktorë të rëndësishëm dhe faktorë stabiliteti në rajon. Pa Lidhjen e Prizrenit nuk do të kishim 28 nëntorin e vitit 1912, nuk do të kishim lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës e cila arriti kulminacionin historik me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pa Lidhjen nuk do të kishim çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë së shkurtit të vitit 2008. Pa Lidhjen e Prizrenit rrjedha e historisë sonë kombëtare nuk do të ishte e njëjtë… Takimi i sotëm është hap i rëndësishëm drejt intensifikimit të marrëdhënieve në mes te shteteve tona, shkëmbimi i përvojave nga zonat ku jetojmë është mundësi e artë për të reflektuar për ndryshimet qe na plotësojnë e na bashkojnë e na pasqyrojnë historinë e veçantë. Ky takim sot të shërbejë në funksion të ndërtimit të urave të bashkëpunimit”, ka thënë Totaj. Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj tha se synojnë rritjen e bashkëpunimit në mes të shqiptarëve dhe mes komunave që përfaqësojnë duke bërë punë të mira për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …