Në shenjë të shënimit të Ditës ndërkombëtare të parqeve, nxënësit e SHFMU “ Destan Bajraktari” në Suharekë, përkatësisht grupi i ekologëve të rinj nga kjo shkollë, kanë mbjellur sot dy drunj dekorativ dhe lule përreth shtatores së ish kryetarit të komunës së Suharekës Ukë Bytyçit. Në këtë aktivitetet të nxënësve ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj dhe nënkryetari z.Rexhep Kuçi. Kryetari Asllanaj e ka mbjellur njërin prej druve dhe ka përshëndetur nxënësit e kësaj shkolle për këtë aktivitet të shënuar.
Kontrolloni gjithashtu
Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
