Kadri Veseli

Në takimin koordinues për dialog me Serbinë, sërish munguan LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosja

Takimit koordinues për dialogun me Serbinë, sërish i munguan dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje. Organizatori  i këtij takimi, Kadri Veseli pati një porosi për LDK-në, që  të mos t’i fërkojë duart. Veseli pas takimit koordinues për dialogun me Serbinë, i iniciuar nga vet ai, tha se refuzimi i serishëm i ftesës së tij nga dy partitë opozitare, po bëhet si rezultat i egos politike për rehabilitime. Ai më kritik u tregua ndaj LDK-së, ku pas deklaratave të të parit të kësaj partie, Isa Mustafa, se Qeveria Haradinaj duhet të shkojë në shtëpi, Veseli është përgjigjur se LDK asnjëherë nuk i pranon zgjedhjet kur nuk fiton. Me gjithë këtë, Veseli u shpreh i bindur se vendimmarrja nuk do të mungojë. Sipas tij, çdo vendim do të jetë me 2/3 e Kuvendit dhe po ashtu, ai përmendi referendumin përmes së cilit do të vendosin vet qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Për 12 orë, afër 13 mijë turist drejt Shqipërisë vetëm nëpermjet një pike doganore

Numri i turistëve që nisen drejt Shqipërisë sa vjen e rritet. Fluks i jashtëzakonshëm është …