Në vitet e fundit nataliteti në Kosovë ka shënuar rënie për më pak se 10 mijë lindje më në vit

Në vitet e fundit nataliteti në Kosovë ka shënuar rënie për më pak se 10 mijë lindje më në vit

Edhe pse Kosova kishte numrin më të madh të lindjeve në Evropë në krahasim me numrin e banorëve,  në vitet e fundit numri i lindjeve ka shënuar rënie për më shumë se 10 mijë lindje më pak.  Shkaktarë të rënies së natalitetit në Kosovë thuhet se  janë kushtet e vështira ekonomike, ligji i lehonisë, planifikimi familjar, si dhe emancipimi i femrës. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2010 janë regjistruar gjithsej 33.966 lindje, në vitin 2016 janë evidentuar 23.494 lindje. Kurse, vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2016 janë regjistruar 10 mijë e 139 lindje, ndërsa për vitin 2017 janë regjistruar 10 mijë e 161, ndërsa  në dy muajt e parë të vitit 2018 janë regjistruar rreth 1 mijë e 442 lindje. Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Myrvete Paçarada rënien e natalitetit në Kosovë e arsyeton me faktin se femrat në Kosovë po i përkushton më shumë karrierës. Ajo ligjin e lehonisë në Kosovë dhe planifikimin familjar i sheh si faktor që po ndikon në rënieve e natalitetit në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak, shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka shprehur optimizmin e tij për arritjen e një …