Sefaj: Në muajin shkurt numri i aksidenteve me fatalitet është 50% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit 2017

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se në muajin shkurt numri i aksidenteve me fatalitet është  50% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Ai gjithashtu ka theksuar se shqiptimi i gjobave nga policia ka për qëllim uljen e aksidenteve në komunikacion.

“Policia e Kosovës ka nxjerr bilancin e gjobave dhe aksidenteve për muajin shkurt të këtij viti dhe nga statistikat e policisë del që numri i aksidenteve me fatalitet është për rreth 50% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Edhe pse ndëshkimi nuk është qëllimi parësor i institucioneve të rendit, masat ndëshkuese ligjore të cilat po i ndërmerr Policia e Kosovës, kanë për qëllim uljen e aksidenteve në trafik, ngase siç dihet numri i viktimave nga aksidentet në trafikun rrugor vazhdon të mbetet shqetësues”, ka shkruar Sefaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …