Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Sllovenia nuk mbanë për herë të parë takime të tilla me Rusinë

Sllovenia duhet pranuar është një shtet pro perëndimorë, mirëpo pas rënies së komunizmit jugosllav jo gjithë herë bënte politikë çfarë jemi mësuar dhe prisnim nga ajo. Rasti më i freskët është edhe ardhja e kryetarit  Rus Vlladimir Putin në këtë shtet. Për shumë kë ishte një lloj befasie, por nëse hedhim një shikim prapa kjo edhe nuk është ndonjë befasi politike. Pasi që para disa vitesh një ultra nacionalist i tërbuar Ruso-sllav Vlladimir Zhirinovski me paraqitjet e tij nacionaliste kundër SHBA-ve dhe tërë Evropës, u kërcënohej madje edhe me bombë atomike e gjithë çka tjetër. Por  menjëherë e tërë Bota demokratike u ngritën kundër tij. Dhe ia ndaluan udhëtimet në këto vende. Ai kishte përkrahjen vetëm të çetnikut dhe ultra nacionalistit serb, Voisllav Sheshel. Dhe përfundimisht Rusia nën presionin e tërë botës qe detyruar ta largojë nga skena politike. Mirëpo ndodhi çudia më e madhe gati të thuash në tërë Botën kur ky nacionalist dhe shizofren i tërbuar viziton Slloveninë. E tërë Bota u step pasi as që as kujt nuk i shkonte  mendja se Sllovenia mundë të bëjë një gjest të tillë.

Sllovenia disa herë edhe ndaj Kosovës nuk është sjellë ashtu siç prisnim nga ajo. Duhet kujtuar paraqitjen e Millan Kuçanit pas takimit të tij me Millosheviqin,dhe rasti më i keq ishte kur shtetasja Sllovene  Maja Kocianqiq pas ndeshjes  Serbi-Shqipëri, ku Serbia bën paraqitje raciste kundër futbollistëve Shqiptarë, në vend që t’i dënojë ato veprime raciste ajo doli hapur në përkrahje të Serbisë.  Dhe kur Rusia po e kërcënon Ballkanin, ky takim në këtë nivel kaq të lartë politik nuk është dashur të ndodhë.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: 𝐕𝐄𝐑𝐈𝐔, 𝐃𝐈𝐀𝐋𝐎𝐆𝐔, 𝐕𝐀𝐑𝐑𝐄𝐙𝐀𝐓 𝐌𝐀𝐒𝐈𝐕𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐅𝐒𝐇𝐄𝐇𝐉𝐀 𝐄 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐄𝐕𝐄 𝐓Ë 𝐋𝐔𝐅𝐓Ë𝐒

𝐍𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭ë𝐬𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐬𝐢 𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯 Pas çlirimit të Kosovës, …