Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Demagogjitë e LDK-së dhe PDK-së, në raundin e dytë të balotazhit

Zgjedhjet e Qershorit të këtij viti, për kuvendin e Republikës së Kosovës sollën një freski politike, gati të thuash e pa pritur. Derisa PDK dhe LDK bënë koalicione para zgjedhore  VV vendosi të dali e vetme në ato zgjedheje. Strategjia politike e saj për ta dal e vetme në këto zgjedhje ishte mjaft e suksesëshme, dhe shto faktin këtu se ata disi edhe të relaksuar zhvilluan njërën ndër fushatat më të kulturuar të pas luftës. Por as befasia nuk mungoi doli si subjekti i parë politikë në Republikën e Kosovës. Ky rezultat politik e solli LDK-në dhe PDK-në në një situatë aspakë të mirë, me ç’rast koalicioni i PAN-it mezi e krijoi qeverinë, edhe atë e bëri me xhokerin e koalicionit tjetër AKR-ën, e Behgjet Pacollit.

Shumë shpejtë erdhën edhe zgjedhjet lokale, ku PDK dhe LDK filluan të rikuperohën pas debaklit që pësuan  në zgjedhjet paraprake në nivelin qendror. Ato tanimë e panë të qartë se me duar në xhepa në stilin e Isa Mustafës, dhe të PDK-ës nuk arrihet asgjë. Kurse VV-ja disi e relaksuar i hynë garës për zgjedhjet lokale të Tetorit. Secila nga këto parti e filluan garën me slloganet e tyre tanimë të njohura edhe nga kalamajt: “urime fitorja”…

Zgjedhjet lokale të Tetorit sollën një lëmsh politikë, nuk dihej se kush është fitues apo humbës thënë troç të gjitha dolën humbëse. Dolën humbëse sepse në të 19 komunat në rrethin e parë as një subjekt politik nuk mundën të dalin fitues me kandidatët e tyre. Por nga ky lëmësh duhët nxjerrur një kuriozitet, për herë të parë në Prishtinë VV-ja e dërgon LDK-ën në opozitë, dhe duke tkurrur PDK-ën në nivelin më të ulët. Mirëpo edhe VV-ja nuk doli ashtu sikur pritej sepse Shpend Ahmeti nuk arriti që të fitojë në rrethin e parë.

Me të filluar fushata për rrethin e dytë të balotazhit për kryetar të 19 komunave të Republikës së Kosovës, filloi një strategji politike gati thuaja të asaj: “të jeshë apo të mos jeshë”. U bënë koalicione normale dhe jo-normale, por duhët pranuar ishte në margjina të një fushate demokratike, mirëpo kishte edhe të atillë që e quanin këtë fushatë si kozmetikë politike. Deri sa LDK-ja ishte disi në epërsi pasi që në raundin e parë kishte dalë fituese në Pejë dhe me një epërsi të dukshme në Gjilan, pastaj PDK-ja kishte një epërsi të dukshme në Ferizaj, Mitrovicë dhe Prizren, kurse VV-ja për veq Dardanës ku udhëheqte bindëshëm, ishte në balotazh më të favorshëm në Prishtinë, por nuk qëndronte mirë në Prizren dhe Besianë. Strategjia e VV-ës u fokusua në Prishtinë udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe në Prizren nga Albin Kurti që ti ndimoi kandidatit të tyre, Mytafer Haskuka.

Gara më interesante ishte ajo në Prishtinë, ku Shpend Ahmetit iu desh ti përvjel mëngët mirë e mirë sepse kishte për ballë për veq Arban Abrashit të LDK-ës edhe ata të AAK-ës dhe një koalicioni të fshehtë me PDK-ën. Nga kurreshtja vendosa ta përcjell fushatën e Shpend Ahmetit. Ai disi ishte i sigurt në fitore, sepse kishte edhe ndihmën e Selim Pacollit nga AKR-ja. Por unë duke analizuar shifrat matematikore në përqindje nga rrethi i parë përparësia e Shpend Ahmetit nuk më dilte edhe aq bindëse. Arsyeja e thjeshtë A. Abrashi kishte rreth 37% nga rrethi i parë pastaj bëri koalicion me AAK-ën e cila mundë të arrinte një shifër deri në 7%, dhe ndihmën e PDK-ës që tejkalonte 6%. Situatën e parashihja tejet dramatike sepse VV-ja llogariste në 13% të AKR-ës që kishte marrë Selim Pacolli. Vërtet një situatë sa konfuze aq edhe dramatike. Fushatën e Shpend Ahmetit fillimisht e përcolla nga Kodra e Trimave, ku është një bastion i LDK-ës. Iu thash disa aktivistëve të VV-ës se situata nuk është edhe aq e favorëshme për Shpend Ahmetin, kurse ata më thanë se janë të sigurtë në votat e AKR-ës. Kurse unë u thashë preras se elektorati i AKR-ës nuk është stabil, por prap se prap ata ishin të sigurt në fitore. Pastaj e përcolla edhe fushatën e Sh Ahmetit në Dardani ku edhe është bastion i VV-ës. Duhët cekur se qendra e Prishtinës si: bregu i diellit, dardania, ose më saktë pjesa dërmuese e Prishtinës ishin për Sh. Ahmetin, kurse periferia e Prishtinës Kodra e Trimave ose siq e quajnë ata të LDK-ës “Vranjevci” dhe fshatrat për rreth ishin me LDK-ën. Ishte një garë të thuash “fyt më fyt” , por në shprehje erdhi debati televiziv në mes këtyre dy kandidatëve, atë përqindje që unë e parashikoja për A. Abrashin e përmbysi Shpend Ahmeti i cili e mposhi me plotë kuptimin e fjalës kundër-kandidatin e vet, dhe mu këtu Sh. Ahmeti e riktheu epërsinë në favor të vetin, me ç’rast u tregua tejet superior, ku vrehej qartë inferioriteti i A.Abrashit i cili shërbehej me SMS nga celulari. Por skandalozja këti balotazhi ishin deklaratat anti kombëtare të Shaip Surdullit nga LDK-ja për kandidatin e VV-ës Qëndron Kastratin i cili është biri i Isa Kastratit dëshmorit të kombit.

Më 19 Nëntor ishte dita kur duhej të votohej për kryetar të 19 komunave në Kosovë, unë nga kurreshtja vendosa ta bëjë një rrugëtim timin në rajonin e LLapit dhe Prishtinës sepse këto vende i njohë mirë me trup shpirtë dhe zemër. Në ora 10 të para ditës e kreva obligimin tim qytetarë, dhe pa humbur kohë vendosa ta bëjë një rrugëtim timin me të vetmin qëllim ta bëjë një analizë të ecurisë së votimit me at të vendeve demokratike. Fillimisht ety para mes-dite vajta në Besianë, zemra mu bë Mal me borë sepse vërejta një kulturë të lartë të votimit, votusit shkonin në mënyrë të kulturuar për ta kryer obligimin qytetarë. Pastaj vendosa të marr udhë për Prishtinë. Mirëpo në mes të rrugës për Prishtinë vendosa të ndalëm në fshatin Vranidoll afër Prishtinës, me ç’rast drejtori i kësaj shkolle dhe menagjeri i kësaj qendre të votimit Milaim Islami ish ushtar i UÇK-ës më përgaditi një pritje të përzemërt, për afro 2 orë sa qëndrova këtu zhvillohej një votim i nivelit Evropian, dhe kur vendosa ta marri rrugën Prishtinë e lash Fshatin Vranidoll me një infra strukturë tejet të zhvilluar nga mir-qeverisja e Shpend Ahmetit, siq ishin rrugët e asfaltuara, ndriqimi i rrugëve, kanalizimi por ky fshat është i njohur edhe për biznese private siq është ai i familjes Abdullahu. Pastaj diku nga ora 14.00 arrita në Prishtinë, fillimisht në shkollën fillore Asim Vokshi ku kishte disa qendra votimi. Gjith se qka lënte përshtypjen e një votimi pa pikë dyshimi dhe me përgjegjësi të plotë e themë: votim i nivelit Evropian. Mirëpo diku nga ora 15.00 kur edhe filloi të bjeri një shi në kodrën e trimave vërejta se diqka po eskalon nga situata. U mobilizuan të gjithë militantët e LDK-ës në kodrën e trimave ku në panik bartnin njerëz për të votuar.

Por në sken del exit-polli i jugo-komunistëve të udhëhequr nga Baton Haxhiu dhe Shkëlzen Maliqi. Me të marrur këto informata shtabet e LDK-ës lëshojnë alarmin se në Prishtinë bindëshëm po prinë Shpendë Ahmeti dhe thuaja shkonin rrugë më rrugë për të transportuar votues, mirëpo edhe shtabi i VV-ës ishte në gjendje gatishmërie, edhe ajo fillon të bart njerëz për të votuar. Diku pas orës 16.00 mezi dola nga kodra e trimave që të shkoja në LLap sepse atje Agim Veliu kishte dhënë alarmin se Ajet Potera i VV-ës po udhëheq bindëshëm. Ai kishte organizuar transport me vetura të mëdha dhe transportonte votues, duhët shtuar se këta militant të LDK-ës në LLap nuk i ndalte as shiu e as bora që filloi të binte. Dhe këtu ndjeva keq-ardhje për Ajet Poterën sepse i vetmi ai zhvillonte një garë te qetë dhe demokratike për ball garës demagogjike të LDK-ës në Besianë. Duhët vequar se një ekip i klan Kosovës kishte filmuar një veturë të VV-ës duke bartur votues. Dhe ta sulmosh vetëm VV-ën për këtë gjestë eshtë një soj sikur ta ngitësh një pendë me lopata dheu ose të bartësh ujë me shoshë, një krahasim tendenciozë i medijeve.

Vije ora 19.00, në klan Kosova pritej të ipeshin rezultatet e para të exit-pollit, dhe në orën 19.01 minut Bata jep rezultatin  e këti “rezil-pollit” i cili doli tejet skandaloz as një rezultat nuk doli i saktë. Lindë pyetja si mundë të qëndroi një elment i tillë në treg.

Ky raund i votimeve e kristalizoi situatën politike, dhe tani mundë të shifët qartë në rrezen kthjellët të mëngjesit. Fituesi më i madh doli VV-ja sepse ta fitosh kryeqytetin Prishtina dhe qytetin e dytë më të madhë në Kosovë Prizrenin heroik është një e arritur kolosale që nuk mundë as kush ta nën-vlerësoi. Por edhe si fitues moral mund të dali edhe AAK-ja e cila po ashtu ngadhnjeu në shumë komuna dhe qytetin e Gjakovës.

Por humbësit më të mdhenjë janë LDK-ja dhe PDK-ja. Dhe pas këtij debakli katastrofik të LDK-ës dhe PDK-ës filluan me ato demagogjitë e tyre, duke akuzuar ghithqka që ishte kundër tyre, madje filluan ta deformojnë edhe vullnetin e popullit duke tentuar ta manipulojnë procesin e votimit. Përfundimisht LDK dhe PDK mundën për një kohë ta mashtrojnë popullin me demagogjitë e tyre por jo për gjithëmonë. Demagogjia e tyre përfundoi e vërteta doli në shesh.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …