RKL

RKL: Një shkrim hipokrit dhe diskreditues për Kosovën, shkruar nga Fron Nahzi

Analistë dhe autorë të huaj që shkruajnë për Kosovën, shumica syresh të dhënat i marrin nga gazetarët e zyrtarët tanë, që bashkëpunojnë me ta dhe që shpërblehen materialisht për shkrime të tilla, sidomos kur është fjala për diskreditimin e Kosovës, për shtrembërimin e realitetit dhe paraqitjen e vendit tonë si tokë të pëlleshme të ISIS-it, apo si vendi, që paska madje edhe origjinë nga radikalizmi islam, sikur ka deklaruar kohë më parë kryetari, Hashim Thaçi, për të shtuar se ai me shumë sukses po e lufton këtë radikalizim me masa të ashpra ligjore. Nga kjo del hapur në sipërfaqe hipokrizia politike e kreut të Kosovës. Lejo dhe nxite fillimisht vajtjen e shqiptarëve në luftime në Siri, pastaj nxirr ligje që sanksionojnë pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftë jashtë Kosovës, merr fushatë për arrestimin e dhjetëra “terroristëve” paraprakisht të mashtruar e të fabrikuar, filloi ndjekjet e arrestimet dhe rrah gjoks se po e lufton terrorizmin si asnjë shtet tjetër në rajon. Kjo është farsa e inskenuar me program dhe e realizuar ashtu sikur në një film  futurist të spiunazhit.

Në një shkrim të botuar në Huffington Post nga Fron Nahzi, drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit Global në Institutin McCain për Lidership Ndërkombëtar, të afishura në Klan Kosova, autori  shkruan se Europa me ndalimet që po i bën Kosovës në rrugën drejt integrimit europian, po e shtynë vendin e ri e të vogël drejt Turqisë, apo “neo-otomanizimit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Jo vetëm ky analist, por edhe disa shkrues të tjerë shfaqin mendime të tilla, të cilat nuk kanë asnjë bazë reale, sepse ky konstatim është krejtësisht i paqëndrueshëm, në radhë të parë për faktin se Kosova nuk i ka realizuar kushtet e BE-së për liberalizim të vizave. Po t’i kishte realizuar këto kushte dhe po të ishin kërkuar kushte të tjera, atëherë ky konstatim do të mund të qëndronte.

Duke pretenduar ta arsyetojë konstatimin e tij, Fron Nahzi, e mbështet në paragjykimet për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, me siguri të interpretuara nga ndonjë denoncues  shkrim dhe shqip-folës. Bazën për konstatimin e tij e mbështet në një deklaratë të Albin Kurti para elektoratit në Llap, ku ai ka folur figurativisht,  duke përdorur frazeologjinë e betimit të llapjanëve në Kuran dhe në profetin Muhamet, por nuk ka bërë kurrfarë betimi në Kur’an sikur shkruan z. Nahzi. “Fjalimi në fillim erdhi si shok. Në një tubim partiak para zgjedhjeve të tetorit lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti, u betua në Kuran se fitorja do të jetë e tyre. ‘Kur të vijmë ne në pushtet’, u tha ai mbështetësve, ‘do t’i japim fund islamofobisë”, shkruan në rreshtat e parë të shkrimit të tij Nahzi.

Ky analist nuk merr mundin ta interpretojë tekstualisht pjesën e fjalimit, e cila nuk përmban asnjë betim në Kur’an. Si mund të betohet në Kur’an lideri i majtë socialdemokrat, përveç me një diskurs të një fjalimi shoqëror, të ilustruar me të folmen krahinore, në formë shakaje dhe asgjë më tepër.

Gazetari apo zyrtari që ia ka interpretuar këtë fjalim, analistit, Nahzi, këtë e ka bërë për një qëllim të caktuar, qëllim krejtësisht politik, qëllim për diskreditimin e Kurtit e të Vetëvendosjes. Pastaj vinë konstatimet pa asnjë bazë reale, pa asnjë fakt, pa asnjë dëshmi e dokument se   “Vetëvendosje po ndihmohet nga Turqia, Katari dhe të tjerë, të cilët po e mbushkan  boshllëkun e lënë nga BE-ja dhe Amerika. Nën rrethana të paqarta, në vitet e fundit qeveria e Kosovës shpërbleu Turqinë me kontrata miliardëshe”. “Ndërsa Katari, një mbështetës i hershëm i Erdoganit, besohet të jetë një nga donatorët më të mëdhenj të partive politike në Kosovë që përcjellin linjën islamiste të Erdoganit”. “Me kohë, kosovarët humbën besimin në lidershipin ndërkombëtar, derisa Vetëvendosje po e rritë popullaritetin e saj. Duke mësuar nga ngjitja e Erdoganit në pushtet, Kurti bëri fushatën e tij duke portretizuar Europën si të keqe dhe anti-kosovare”.

Ky shkrim hipokrit dhe diskreditues në radhë të parë është shkrim kundër Kosovës, kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe kundër Qeverisë së Kosovës, vetëm për faktin se ata me shumicë kanë përkatësi fetare islame, dhe  Nahzi e pëshpëritësi i tij nga Kosova, e dinë mirë se feja te shqiptarët, veçmas në Kosovë, nuk ka qenë ndonjëherë, nuk është,  as do të jetë përcaktues primar që lidhet me kombin dhe bashkimin e shqiptarëve me një shtet të përbashkët, të cilin nuk e durojnë evropianët, për shkak se nuk duan t’i vënë në dilemë  vendimet antishqiptarëve të gjysh-stërgjyshërve të tyre, në Londër më 1913, në Versajë më 1918, në Jaltë më 1945, në Rambuje në vitin 1999.

Analistët, si puna e këtij Nahziut, duhet ta shfletojnë pak Historinë e Popullit Shqiptar dhe të binden se të gjitha personalitetet kombëtare shqiptare, 90 për qind e tyre kanë qenë të besimit islam, por janë pikërisht ata, në radhë të parë  që kanë luftuar për çlirim nga robëria turke, por nuk kanë luftuar islamin sikur kanë dëshiruar dhe dëshirojnë sot evropianët dhe ndonjë shqiptar konveritit, as mish as peshk, me emër islam me fe krishterë, me bindje ateist, që nuk shkon në kishë as në xhami por shan dhe akuzon, “Baba Sulltanin”, për të cilin atgjyshi i tij ngrihej në këmbë sa herë që i përmendej emri  i tij dhe thoshte: “Jam turk elhamdulilah”, por  kur e donte nevoja ia shkrepte  në ballë asqerit të Mbretit.

Shqiptarët kanë përcaktim Shqipërinë, një e të bashkuar dhe në këtë aspiratë të natyrshme nuk u duhet ndihma aq e kursyer e Evropës, as ajo e Azisë, Turqisë apo e Francës, sepse të gjithë këta e të tjerë kanë synimet e tyre, të cilat nuk përputhen me aspiratat tona jetike.

Vetëm synimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në aspektin strategjik  lidhen me synimet tona. Ky është një realitet historik. Ishte Woudrov Wilson, që përdori veto në vitin 1920 dhe nuk lejoi që Shqipëria, të ndahej e të katandisej mes Jugosllavisë dhe Greqisë, asokohe  me bekimin e të gjitha shteteve të Evropës, pa asnjë kundërshtim. Ishte kryetari, Bill  Klinton, Sekretarja Olbrajt, Komandanti Klark, “kryekomandanti” ndër më meritorët, Toni Bler, të cilët në vitin 1999 i dhanë munxët Serbisë dhe nuk lejuan shpërbërjen e Kosovës e të Shqipërisë. Doemos se ata e patën përkrahjen edhe të disa shteteve, e në këtë mes edhe të Turqisë, e cila deshëm nuk deshëm ne, ka interesa strategjike në Ballkan, dhe për këtë nuk pyet askënd, aq më pak na pyet ne. Këto interesa i ka  veçmas në Bosnje, në Sanxhak, Shqipëri, Kosovë e në Maqedoni. Kjo nuk duhet të na frikësojë, sepse rreziku konstant, rreziku historik,  shqiptarëve u vjen nga Beogradi e Athina, nga Kremlini e nga shtet sllave përgjithësisht.  Në këtë konstelacion të forcave ne do të rreshtohemi me ata që na përkrahin për bërjen e një Shqipërie unike, e cila tashmë ka filluar të duket me  koniukutra të dallueshme, të cilat do të thellohen sipas ligjeve të jetës, të ekzistencës dhe të natyrës, gjithnjë në evolucion historik, politik e strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …