Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Marrëzi apo turp i RTSH, në Natën e Vitit të Ri

Ka kohë që mjetet e informimit në të dyja anët e kufirit të turpit Shqiptaro-shqiptar, jo rrallë e kalojnë kodeksin gazetareskë, sepse ato financohen nga burime anti-shqiptare. Dhe as që ka shenja ndryshimi.

Më 31 dhjetor 2019, diku nga ora 22. 30 minuta, sipas kohës së Londrës, në Shqipëri dhe Kosovë, duke hapur  kanalet televizive, për të hulumtuar program cilësorë u ndala në RTSH. Pata fatin se ishte duke kënduar një duet tash i njohur: Hysni Alushi dhe Enkelejda Arifi. U përqendrova në RTSH, por nuk vonoi shumë, ndodhë turpi. Në skenë del një këngëtar boshnjak nga Shkodra, emrin e të cilit nuk munda  ta identifikoj sepse isha kyçur me vonesë. Ai këngëtar boshnjak fillimisht e këndoi një këngë  boshnjake: “Mujo Kuje”. Asgjë nuk më pengoi, sepse ajo është një këngë nostalgjike për boshnjakët. Por, ky këngëtar “boshnjak” tregoi një marrëzi që as liqeni i Shkodrës, por as Deti nuk ka për ta larë, sepse e keqpërdori skenën duke kënduar serbisht këngën e anti shqiptarit, Miroslav Iliç: “Pozdravi je pozdravi”, qëllimisht nuk do ta përkthej. Ata që e kuptuan mirë, ata që nuk e kuptuan edhe më mirë.

Me këtë këngë, ai njeri irritoi si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët, këta popuj nga serbët kanë përjetuar masakrat më të tmerrshme, as fashistët nuk kanë bërë aso masakrash. Ky ishte një provokim i hapur.

A është marrëzi apo turp i RTSH-ës që ka lejuar një këngë të tillë, le ta bartin me ndërgjegje.

RTSH-ja, në një kanal ekskluziv, për çdo natë transmeton muzikë serbe, sllave, greke e bullgare, por nuk dimë ndonjë kanal në Sofje, Beograd apo në Athinë që transmeton  këngë shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket se nuk mund të jetojnë pa krizën. Sa herë ndërtohet një rrugë, ata shohin një arsye për protestë. Sa herë shtohet numri i turistëve, ata kërkojnë një arsye për tension. Sa herë Shqipëria afrohet më pranë Evropës, ata shpallin fundin e saj. Është sikur e ardhmja e vendit t'i shqetësojë më shumë sesa e kaluara e tij. Organizatorët e protestave të përhershme në Tiranë paraqiten si "zëri i popullit" nga Prishtina,Tetova e "diaspora", por shpesh ngjajnë më tepër me zërin e pakënaqësisë së manipuluar dhe në thelb të paguar nga qarqe që janë kundër përparimit të Shqipërisë. Programi i tyre politik duket i përmbledhur në një fjali të vetme: të kundërshtojnë çdo gjë që ndërtohet. Për ta, suksesi është problem, sepse suksesi ua rrëzon narrativën e katastrofës. Në anën tjetër qëndron Edi Rama, figura që përkrahësit e tij e shohin si arkitektin e transformimit modern të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, vendi ka fituar një profil më të lartë ndërkombëtar, ka njohur rritje të turizmit dhe ka avancuar në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Për mbështetësit e tij, Rama përfaqëson vizionin e një Shqipërie të re që nuk rri peng i konflikteve të së shkuarës, por synon të konkurrojë në Evropën e shekullit XXI. Satira e madhe e politikës shqiptare është se ata që flasin më shumë për patriotizëm,që shpesh e paraqesin Shqipërinë si një vend pa shpresë, ndërsa ata që akuzohen çdo ditë vazhdojnë të ndërtojnë, të promovojnë dhe të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Patriotizmi nuk është të shpallësh katastrofë në çdo konferencë shtypi; patriotizmi është të krijosh kushte që qytetarët të jetojnë më mirë dhe që vendi të ecë përpara. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për profetë të rrënimit. Ka nevojë për ide, për investime, për stabilitet dhe për besim në vetvete. Ka nevojë për njerëz që ndërtojnë ura, jo barrikada; që hapin horizonte të reja për zhvillim ekonomik, jo plagë të reja politike. Historia shpesh i ndan aktorët politikë në dy kategori: ata që ndërtojnë dhe ata që pengojnë. Mbështetësit e Edi Ramës besojnë se ai do të kujtohet si pjesë e brezit që kërkoi ta modernizonte Shqipërinë, ndërsa kundërshtarët e tij rrezikojnë të mbeten në kujtesë si njerëzit që luftuan më shumë si kundërshtarë të zhvillimit të Shqipërisë, sesa për të ardhmen e vendit. Selajdin Abdullahu 07.07.2026

Selajdin Abdullahu: Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket …