Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: PAN,Vetëvendosje dhe LAA ekuacion me tri të panjohura

Partitë politike në Kosovë që nga pas lufta lëre që nuk kanë bashkëpunuar mes veti për të mirën e vendit dhe popullit, por ato i tejkalonin të gjithë sjelljet më se të nevojshme të tolerancës  demokratikë. E keqja më e turpëshme e tyre ishte  se nuk e konsideronin njëra tjetrën si kundërshtar politikë, por si armik. Kjo fillimisht u shfaq mes LDK-së dhe PDK-së.

Me t’u konstituuar kuvendi i parë zgjedhor i pas luftës, kuptohet që ishte me kompetenca të kufizuara, filloi një përplasje tepër e vrazhdë mes këtyre partive. Kësaj i printe kryekuvendari Nexhat Daci i cili e pat shëndërruar kuvendin në një laborator kimik, ku bënte reaksione eksperimentale që sa më shumë të jetë e mundur ta komprometoi PDK-në dhe vlerat e luftës. Në pamundësi të numërohën të tërat duhët veçur dy sosh: nuk lejoi që në hapjen solemne të kuvendit të merrtje pjesë Familja Legjendare e Adem Jasharit, si dhe ua ndalte mikrofonat deputetëve të PDK-së. Që nga këto momente diskutimet merrnin një kahe tejet të padëshiruar, me ç’rast u krijua një ekuacion me tri të panjohura: LDK,PDK dhe AAK. Në këso raste matamatikishtë dhe politikisht rezultati dilte zero.

Deri sa LDK-ja i hapte gropën PDK-ës ajo ra vet në të. Duke u përqarë si është më së keqi, ku nuk u kursyen as karrigat. Me ç’rast si lider vie Fatmir Sejdiu duke e larguar Nexhat Dacin, i cili më vonë e krijoi një subjekt të ri politikë me paterica LDD-në, e cila tanimë e shuar tërësisht. E vetmja pikë që i lidhte atë kohë këto tri parti politike LDK,PDK dhe AAK ishte : e përkrahnin UNMIKUN e më vonë edhe EULEXIN. Mirëpo kështu nuk mendonte Lëvizja Vetëvendosje e cila me t’u aktivizuar,ndërmarrin hapin e parë mu kundër UNMIKUT. Qëllimi i tyre ishte marrja e kompetencave nga Unmiku dhe bartjen e tyre në institucionet e Kosovës.  Ajo e nisi me anë të protestave,demonstratave të ndryshme. Ato ishin më se të ndryshme,por ishin edhe tejet tragjike sepse policia e Unmikut ata Rumun vranë dy demonstrues : Mon Balajn dhe Arben Xheladinin.

Pas një dominimi të LDK-së si parti e parë, më në fund PDK i fiton zgjedhjet me ç’rast i ipet shansi për ta qeverisur vendin për herë të parë një parti e krahut të luftës me liderin e saj Hashim Thaçin. Duhët pranuar se ishte një gëzim i madh ku pritej një diskurs i ri politikë. Për fat të keq, veq sa u përfeksionua korrupsioni stagnimi ekonomikë etj etj etj. Mirëpo tani në përballje PDK-ës idel  VV-ja sepse përqarja e LDK-ës nuk kishte fund dhe as që po i shifët fundi.

Vetëvendosje pas shumë kohësh vendos të hyjë në zgjedhje sepse paraprakisht i bojkotonte ato duke mos e njohur as Unmikun e më vonë as Eulexin. Të tria partitë e nënçmonin duke thënë se nuk do ta kalojë as pragun zgjedhor. Mirëpo lëre që hyri në kuvend por doli si subjekti i tretë politik. Duke sjellë një frymë të re në kuvend i cili gati  vendnumëronte pa bërë as një hap para. Sepse për herë të parë solli një opozitë të mirë fillt. Dhe tani u dilte për ball si PDK-ës ashtu edhe LDK-ës. Befasia më e këndëshme ishte kur LDK-ës ia marrin për herë të parë edhe Prishtinën. Mirëpo ballafaqimin e vazhdon pa ndërprerë kundër PDK-së. Por edhe PDK-ja nuk rrinte duar duar kryq duke përdorur dhunën policore ndaj tyre dhe gati sa i hapte gropë Vetëvndosjes,por më skandalozja ishte ajo kur më 28 Nëntor në datën më historike gjithë kombëtare e arrestojnë Albin Kurtin. Ku ish lideri i  PDK-ës Hashim Thaçi nuk zgjedhte mjete dhe forma për t’iu kundërvënë duke e quajtur: vetë fundosje, faqezinjë etj…

Zgjedhjet e vitit 2014 sollën ngërçin më të madhë politik, siç dihët lidhën koalicion dy partitë çë i hapnin gropën njëra tjetrës PDK-LDK. E që as në të kaluarën ky lloj koalicioni nuk kishte sjellur as edhe një të mirë. Por ky i tashmi ishte diç tejet i pa natyrëshëm. Sepse dihët çka solli një konfuzion politikë jo më vendnumëro por me hapa prapa si : me demarkacion, gjykatën speciale  “zajednicën” e çka jo tjetër.  Ku nuk pat rrugë dalje tjetër pos në zgjedhje të reja.

Këto zgjedhjet e fundit siç po shifet sollën  një konfuzion politik. Sifitues doli koalicion para zgjedhor PDK,AAK dhe Nisma PAN,  si e dyta doli Vetëvendosje dhe e treta LDK,AKR dhe Alternativa LAA. Deri sa PAN këmbëngul ta krijoi qeverinë VV dhe LDK nuke përkrahin. VV i bënë ftesë LDK-ës ta krijojnë qeverin pa PDK-ën, LDK nuk pranon. Për momentin vendi ka hyrë në matematikë me numra kompleksë të clët nuk kanë zgjedhje, sepse asnjëri nga subjektet politike nuk mundë ta formojë qeverinë pa koalicion pas zgjedhor. Një gjë e tillë për momentin vështirë se do të arrihët. Ngërçi sa vjen e rritët, ku në këso raste  duhët një qeveri gjithë përfshirëse ose më e keqja një qeveri teknike dhe ajo e fundit dhe më e pa dëshiruara shkuarja në zgjedhje tjera. Mendimin më të mirë e pat dhënë poltikani më i ndërgjegjëshëm në Kosovë Jakup Krasniqi : qeverisja më emirë do të ishte PAN dhe VV, dhe sipas të gjitha gjasave kjo do ishte zgjedhja më e mirë.

Për momentin situata pas zgjedhor po hynë në një si fazë elektrike ku as një fazë nuk mundë të funksionojë normal dhe lirisht dhe mund të shkaktohët ndonjë lidhje e shkurtër dhe tërë faza politike të çkyçët nga rrjeti. Dhe bazuar në numrat matematikorë do të kemi një kombinatorikë as pak të saktë. Krejt kjo falë këtyre tri partive politike të cilat po shëndërrohën në ekuacion me tri të pa njohura ku rezultati lëre se do dali zero, por edhe më e keqja rezultati do të dalë : “lista serbe”.

12.7.2017

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …