driloni com
vipa
vala – old
Fillimi / Opinione / Nebih Rexhepi: Shpend Ahmeti kryetar i askujt
Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Shpend Ahmeti kryetar i askujt

Me të vërtetë Kosova është një vend “sui generisë”, për shumë çka. Por më e veçanta pa dyshim  është politika e saj. Në botën demokratike në të njëjtën parti është tejet normale të ketë mendim ndryshe, pse jo edhe fraksione. Po ashtu edhe në Kosovë për momentin thuaja në të gjitha partitë politike ka mendime ndryshe, por ato rregullohen brenda subjekteve të tyre dhe pa ndonjë skandal, kurse në VV po ndodhë një çrregullim marramendës. Ngritja e VV për shumë kë ishte tejet e pa pritur, por më vonë filloi të bëhet një realitet. Se në Kosovë është e vështirë mbijetojë e mira, kjo u vërejt me VV. Sepse kjo i pengonte shumë kujt, dhe derdhën para të majme për ta përqarë VV-ën, këtë e bënë me ardhjen e endacakëve të “ferrit”. Ky grupim politik ishte formuar nga një grup biznesmenësh prirë nga Shpend Ahmeti të cilët kur garuan në zgjedhjet e përgjithshme, endeshin me një autobus i cili mezi mbushej, dhe si rezultat as që e kaluan pragun zgjedhor. Ata të vetmin shpëtim e gjetën te LVV-ja, ku edhe u afirmuan të gjithë. Por kuptohet më së miri u afirmua Shpend Ahmeti.

Lajmi për dorë-heqjen e Shpend Ahmetit nga VV , ishte një lajm i keq dhe i pa përgjegjshëm,  për shumë kë zhgënjyes. Zhgënjyes ishte sepse gjat balotazhit militantët e VV-ës aq ishin mobilizuar sa që është e vështirë të përshkruhët. Kishte nga ata djem dhe vajza që gjatë fushatës së balotazhit gjatë gjithë ditës nuk kishin ngrënë bukë. Pra ti Sh Ahmeti shkele mbi bukën që ta dha VV-ja dhe ata militantë që ishin në gjendje të vdisnin për ta mbrojtur votën tënde, ku sikur dihët me çdo kusht donin ta kontestonin fitoren. Asi guximi dhe vendosëshmërie e kam parë vetëm te ushtarët e UÇK-ës.

Sh. Ahmeti siq dihët nga të gjithë me ardhjen e tij në VV , mos-pajtimin e parë e kishte për Dardan Molliqajn, kurse tani iu bashkangjit pikërisht këtij personi, sepse i bashkon kulaqi i oligarkëve të kompanisë Devolli. Nga kjo për Sh. Ahmeti e tradhëtoi votuesin e VV-ës dhe iu bashkangjit luksit të devollëve si psh: udhëtimet me aeroplan special, jahteve në dete, pushimeve luksoze, dhe kuptohët shumë benificioneve tjera përrallore.

Personalisht pas përqarjeve të fundit në VV, ku Aida Dërguti e tregoi nivelin e kulturës së këtyre përqarësve, isha në dilemë tek Shpend Ahmeti se edhe ai mund të bie në këtë nivel, për shkak të gjithë atij mundi që iu kishte dhënë për të qenë i pari i Prishtinës. Por përfundimisht edhe ai ra në atë nivel.

Pas kësaj dorëheqje të Sh. Ahmetit mua mu vësulën shum njerëz duke më kritikuar me plotë arsye, në mënyrën më të sinqerët, dhe do shtoi se këta votuas në balotazh ishin të partive të ndryshme. Dominonte fjalia: shife çfar na bëre…

Unë në pa mundësi që tu përgjigjem në mënyrë individuale të gjithë atyre. Ndiej obligim moral që publikisht thellësisht iu kërkoi falje arsyetimi im është : Kam Gabuar. Dhe për këtë gabim mua nuk më mbetet asgjë tjetër pos ta tërheq votën time për Shpend Ahmetin. Tash lind pyetja logjike, elektoratit të VV-ës ia ktheu shpinën, PDK, LDK dhe partitë tjera janë kundër tij. Atëherë Shpend  Ahmeti kryetar i kujt është?.

Kontrolloni gjithashtu

Feniksët e Lirisë

Arbanë Qeriqi: Cilat institucione po refuzojnë të blejnë Monografinë Monumentale, “Feniksët e Lirisë”?

Që nga viti 2001 e deri me tani në vazhdimësi Presidenca e Kosovës ka refuzuar ...