Nehat Osmani: Grup i diferencimit në Gjilan ka në krye Ismajl Kurteshin, Luan Aliun, Arijeta Rexhepin, Arianit Sadikun

Nehat Osmani: Në Gjilan, ekziston një grup i dhunshëm i diferencimit, në krye me Ismajl Kurteshin, Luan Aliun, Arjeta Rexhepin…

Këshilltari aktual i Vetëvendosjes në Asamblenë Komunale të Gjilanit, Nehat Osmani,  pas një periudhe të gjatë të aktivitetit në Vetëvendosje, është lënë anash dhe nuk  është përfshirë në Listën prej 38 kandidatëve për Asamblenë e Gjilanit, për zgjedhjet vendore  e 17 tetorit. Ai përmes një postimi ka  rrëfyer për të gjitha problemet e parregullsitë e Vetëvendosjes, dega në Gjilan, duke hedhur akuza dhe duke bërë me dije se në këtë degë të Vetëvendosjes,  ekziston një grup i dhunshëm, një grup i diferencimit në krye me Ismajl Kurteshin, Luan Aliun,  Arjeta Rexhepin.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …