Nën përkujdesjen e Partisë Evropiane Socialiste u zhvillua në Tiranë konferenca e të majtëve të rajonit

Nën përkujdesjen e Partisë Evropiane Socialiste u zhvillua në Tiranë konferenca e të majtëve të rajonit

Nën përkujdesjen  e Partisë Evropiane Socialiste u zhvillua në Tiranë konferenca ballkanike e të majtëve të rajonit, ku Kosova u përfaqësua nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi me këtë rast Brukselit që të mbajë fjalën e të heqë vizat për qytetarët e Kosovës. “Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane ndan të njëjtin qëndrim”, deklaroi Rama. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i kërkoi Tiranës që të heqë taksën e Rrugës së Kombit, gjë të cilën nënvizoi se ia kishte thënë edhe Edi Ramës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …