Nesër në 32 vjetorin e rënies heroike në altarin e lirisë nderohet heroi i kombit, Xhemajli Berisha

Nesër në 32 vjetorin e rënies heroike në altarin e lirisë nderohet heroi i kombit, Xhemajli Berisha

Në përkujtim të 32 vjetorit të rënies heroike në altarin e lirisë, të heroit të kombit, prof. Xhemajli Berisha, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve nesër me datë 6 prill 2021, organizon këto aktivitete: në orën 10:00 – homazhe pranë varrit të dëshmorit Xhemajli Berisha në varrezat e Arbanës. Në orën 11:00 – homazhe pranë bustit të dëshmorit, në oborrin e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Ftohen familjarët e dëshmorëve, invalidët, veteranët, institucionet dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në përkujtim të veprës së lavdishme të heroit të kombit, prof. Xhemajli Berisha – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Selajdin Abdullahu: Iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani

Selajdin Abdullahu: Iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani

Shefket Musliu lindi më 10 prill 1946, në Artanë, nga prindërit Zylfi dhe Mihrije. Babai …