Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se do të ndërpriten bisedimet me Prishtinën nëse Kosova do të futet në UNESCO. Ai ka thënë se pa bisedime në Bruksel është e pakonceptueshme që të futet Kosova në UNESCO. “Është larg mendsh që Kosova të jetë në UNESCO pa u biseduar në Bruksel. Në rast të një rezultati të tillë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, propozoj që të ndërpresim bisedimet me Prishtinën, dhe të ndihmojmë popullin tonë, që t’i ofrohet një jetë më e mirë se tash, si në Kosova ashtu edhe në Serbi”, ka thënë Nikoliq në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”. Ai ka thënë se duhet vazhduar presioni tek vendet që nuk e kanë njohur Kosovën për t’ua mbajtur atë mendje, që të pengojnë edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Fitorja e Donald Trumpit në SHBA, i jep shpresë Serbisë së mund të ketë përkrahje ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …