Njazi Kadriu: Zenel Lenjani, nderi dhe krenaria shqiptare e Ana Moravës

Njazi Kadriu: Zenel Lenjani, nderi dhe krenaria shqiptare e Ana Moravës

Rruga nga Gjilani, kryqëzimi tek Dheu i Bardhë,  për të marrë drejtimin pastaj drejt fshatit të Zenel Lenjanit dhe për të përfunduar te Guri i Zi,  ku gjendet dikur jataku i trimave të Sylë Zarbicës emri i të cilit vetëm me të dëgjuar kapte tmerrin dhe llahtarinë e armikut.

Karaçeva është një fshat i bukur piktoresk dikur i ndarë në dy pjesë  Karaçeva e Epërme dhe e poshtme, e sot shkrirë në një. Ky vendbanim shqiptar veçohet me bukurit e rralla natyrore e njerëzve të cilët nga gjiri i këtij fshati nxori njerëz të vyeshëm e punëtor dhe trima të fjalës e të pushkës intelektual të profileve të ndryshme, si dhe veprimtar të përmendur të çështjes kombëtare.

Njeri nga këta ishte edhe Zenel Lenjani i lindur me 6 qershor të vitit 1927. Qysh në rini i ra hise të merret me veprimtari të ndryshme aksionare për këtë edhe Zenel Lenjani u shpërblye shumë herë me mirënjohje dhe dekorata të ndryshme shkathtësinë e tij. Zeneli tregoi edhe gjatë luftës së dytë botërore. Bashkëluftëtarët e tij tregojnë se ne shkurt te vitit 1947, banorët e Breznices malësia e Bujanovcit e Kamenicës kishin shumë halle të shumëfishta me njërën anë dimër acar i madh i atij viti kërcëllonte pamëshirshëm dhe anën tjetër zullumet e UDB-s, e OZN-as, e  Rankoviqit kishin kaluar kufijtë e durimit njerëzor.

Ekspeditat e shumta çetnike ishin vënë në ndjekje të trimave të Lam Breznicës si dhe ishin një numër i madh i banorëve ishin peng në podrumin e Januz Shestakut të fshatit Breznicë komuna e Bujanovcit ku kishin ngujuar mbi 45 burra të autoritetshëm nga rrethi i Kamenicës, Bujanovcit duke i maltretuar ekspeditat çetnikë psikike dhe fizikisht.

Zenel Lenjani me të dëgjuar për torturat e këtyre njerëzve të pafajshëm merr rrugën për në fshatin Breznicë i vihet në mbrojtje këtyre njerëzve të pafajshëm. Mirëpo i del përpara kapaciteti i kësaj ekspedite çetnikë ndëshkuese Luba Popoviq provon ta ndalojë Zenelin nga ky insistim i tij për lirimin e të arrestuarve, dhe kur e sheh Luba Popoviq që Zeneli ishe këmbë ngulas në këtë drejtim për lirimin e këtyre njerëzve të pafajshëm vetëm pse janë shqiptar në këtë drejtim kapiteni përpiqet ti nxjerr pistoletën nga brezi mirëpo Karaçevasi me shkathtësi ja përplas pistoletën në kraharor duke e detyruar që të veprojë sipas urdhrit të Zenel Lenjanit për lirimin e gjithë atyre që ishin peng, Zeneli pati efekt për lirimin e këtyre njerëzve.

Për kontributin e Zenelit gjatë LNÇ qeveria e atëhershme Jugosllave ia besoj postin e zëvendës ministrit të xehetarisë për Serbi, Kosovë dhe Vojvodinë dhe me gjerë. Një veprimtari e rëndësishme shoqërore politike ai kryente detyrën zyrtare në nivel të komiteteve rretheve të Jugosllavisë së Titos por fati deshi dhe Zeneli nuk qëndroi në ketë detyrë gjatë.

U gjet një renegat shqiptar, mercenar i Aleksander Rankoviqit emri u të cilit u ruajt në kujtesë mirëpo ky e tradhton Zenel Karaçeven, Ismet Dermaku që spiunoi  Zeneli po Rankoviqi nuk arriti ta bind Zenelin që ta martojë me një grua serbe dhe për të punuar për shtetin e Serbisë dhe Zeneli ju drejtua me këto fjalë Rankoviqit: nuk marr grua serbe se jam shqiptar dhe sa për që ta merr mendja unë nuk lëshoj pe ne këtë drejtim.

 Zeneli ishte i përcjellë nga UDB a, këmbë pas këmbe për ti përfunduar Zenelit karrierën në burg por me vonë edhe në varr.

Aktiviteti i veprimtarisë të Zenelit përcjelltë UDB-a, këmbë mbas këmbe. Në fund të vitit 1950 në Prishtinë pas një takimi që pati zyrtar me karakter pune shkoi për të kaluar natën në hotelin Union, dhe Zeneli të gjitha detajet i zbuloi i shtroi para shokëve se cilat vendime do ti merr Rankoviqi për shfarosjen e shqiptarëve. Për ta kaluar natën në hotelin Union ku mbi 15 polic kishin hyr brenda në dhomë në orët e hershme të mëngjesit të asaj dite, Zenelin me forca të rrethuara të policisë serbe, të cilit kërkonin dorëzimin e Zenelit por Zeneli atë natë nuk e kishte mbyllur derën,  sepse kishte takime tjera zyrtare dhe ju besoj shumë Zeneli asaj gupe të madhe. Nga ky proces i montuar politik Zenelit i merret gjithë materiali zyrtar dhe dy pistoleta që ka pas në tavolinë dhe 8 orë rresht u maltretua në SPB në Prishtinë me pretekst se kishe tentuar të ikte për në  Shqipëri. Me duar të lidhura dhe kllapa policia Zenelin e dorëzoi në Beograd.  Gjatë hetuesisë ne Beograd. Zeneli u morr në pyetje shumë gjatë nga shumë inspektorë federativë republikan si gjeneral ushtarak. Nga torturat gjatë hetuesisë si dhe vuajtjet në burg e Bella cërkavë qëndroi 6 muaj i izoluar. Zeneli nuk pranoi që kishte pasur takime zyrtare për bashkimin e trojeve shqiptare. Zenelin shumë ushtarak të lartë oficer të policisë e torturuan  duke e  lanë në ujë të ftoftë e kanë gozhduar në këmbë që ti derdhin gjakun po kur nuk pranoj asgjë dhe nuk u dorëzua. Mirëpo tortura e radhës ishte mes gjilpërës mes thonjve dhe mishit ndrydhja në gjoks mirëpo izolimi i Zenelit një burrë i pashëm me plotë shëndet si bjeshkët tona me peshë mbi 95 kg i dërmuar fizikisht dhe psiqikisht doli nga burgu diku 45 kg eshtrat e dalë mbi lëkurë.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …