Numri i rasteve aktive me virusin korona aktualisht në Kosovë është 1.393 persona të infektuar

Numri i të infektuar me koronavirus në botë, ka tejkaluar shifrën 1 milion e 500 mijë

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1 milion e 500 mijë. Këto shifra tregojnë rritje prej gjysmë milioni në gjashtë ditë. Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta. Pothuajse 90,000 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe më shumë se 337,000 janë shëruar. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 432,000, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania. Italia deri më tani ka numrin më të madh të të vdekurve, 17,000, ndërkohë që më shumë se 15,000 persona kanë vdekur në Spanjë dhe mbi 10,000 të Francë. Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 7,000 të vdekur dhe mbi 60,000 të infektuar.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …