OAK mbanë takim të përbashkët me bizneset dhe AUV

OAK mbanë takim të përbashkët me bizneset dhe AUV

Problemet me eksportimin e produkteve për në Shqipëri, testimi i të gjitha mostrave të produkteve, certifikata e kualitetit, domosdoshmëria  e analizave për eksportim ishin disa nga temat kryesore të cilat u diskutuan në mes të OAK-së, bizneseve dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. OAK në kuadër të këtij takimi njoftoi Drejtoreshën Ilirjana Zymberaj dhe shefin e sektorit fitosanitar Ismet Fejzullahun lidhur me problemet dhe barrierat të cilat po i hasin bizneset  prodhuese me testimin e të gjitha  produketeve dhe eskportin e tyre. Gjatë këtij takimi të përbashkët në mes të OAK-së, bizneseve dhe AUV, përfaqësuesit e bizneseve patën mundësinë që të shpalosin detajisht problemet  e tyre.

Kërkesë e përgjithshme e bizenseve ishte që mostrat e produketeve të merren nga inspektorët e AUV dhe jo të dërgohen nga bizneset. Si dhe cekën faktin se vendosja barrierave nga Shqipëria si raporti i analizave për secilin produkt  po ngritë koston për eskportim të produkteve. Nga ana tjetër Drejtoresha e Përgjithshme e AUV Ilirjana Zymberaj  falënderoi OAK-në për inicimin e këtij takimi të përbashkët si dhe e vlerësoj këtë takim, jashtëzakonisht dobiprurës. Përderisa drejtori i sektorit fitosanitar Ismet Fejzullahu, potencoi se janë të gatshëm për rritje te bashkëpunimit. OAK me këtë rast kërkoj nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të gjitha problemet që janë duke hasur  bizneset nga AUV dhe shtetet e rajonit t’i dërgohen OAK-së që së bashku të lobojnë për zgjidhjen e tyre. Në këtë takim OAK u përfaqësua nga kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi, Mirjeta Shala-zyrtare për komunikim me bizneset, Fjolla Smaili –zyrtare për komunikim me media dhe publikun dhe bizneset anëtare në mesin e të cilave Adnan Ibrahimi nga Silca Group, Artidon Gashi nga Eli Group, Vullnet Morina nga kompania AMO dhe Qëndrim Mujaj nga Drini i Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …