OAK

OAK përshëndet krijimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Oda e Afarizmit të Kosovës përshëndet krijimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.  Duke uruar që prioritet i saj të jetë zhvillimi ekonomik i vendit, OAK shprehet e hapur për partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë sa i përket evidentimit të sfidave të zhvillimit ekonomik dhe identifikimin e alternativave potenciale për zgjidhje.  Vendi ynë e ka më se të nevojshme reformën ekonomike e cila do të kontribuojë për një zhvillim të qëndrueshëm, rritje të punësimit, siguri dhe mirëqenie për të gjithë. Andaj me bashkëpunim të ngushtë mes komunitetit të biznesit dhe ekzekutivit mund të arrihet krijimi i një strategjie të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik në vend dhe fuqizimi i sektorit privat, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …