OAK: Ri-negociimi i marrëveshjes së CEFTA-së dhe hyrja e Kosovës në të si shtet i pavarur është e domosdoshëm

OAK vlerëson se ri-negociimi i marrëveshjes së CEFTA-së dhe hyrja e Kosovës në të si shtet i pavarur është e domosdoshme

Impakti i taksës 100 % me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinen dhe klima e të bërit biznes ishin ndër çështjet kryesore të diskutimit në takimin e përfaqësuesve të OAK-ut me Liburn Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës. Aliu përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për punën e bërë deri më tani dhe shtoi që kërkon të informohet për qëndrimin e saj lidhur me ndikimin e taksës 100% në bizneset dhe ekonominë e vendit. Kryetari i bordit Skender Krasniqi tha që OAK është pro taksës, mirëpo tash e sa vite ka dhënë një alternativë e cila do të evitonte taksën dhe do bënte që Kosova të mos ketë probleme me ndërkombëtarët. Ri-negociimi i marrëveshjes së CEFTA-së dhe hyrja e Kosovës në CEFTA si shtet konsiderohet i domosdoshëm, sepse pjesë e saj jemi si UNMIK gjë e cila shkel Kushtetutën e Kosovës, shtoi Krasniqi. Nënkryetari Arsim Selmonmusaj theksoi që ri-negociimi i CEFTA-së do t’i vendoste vendet e rajonit para dy alternativave: të na pranojnë si Republikë e Kosovës ose në të kundërt do t’i vendosin vetes barriera me ne, situatë e cila do të krijonte pikë pozitive për Kosovën tek ndërkombëtarët.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …