Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) rikujton takimin e përbashkët të organizuar me sektorin e medias

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) rikujton takimin e përbashkët të organizuar me sektorin e medias

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) rikujton takimin e përbashkët të organizuar me sektorin e medias. Diskutimi do të zhvillohet  lidhur me  vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshim/plotësimin e Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, me ç’rast televizionet dhe radiot (përjashtuar portalet) detyrohen të paguajnë taksën komunale prej 1000€ në vit,  për shfrytëzimin e shërbimeve të Komunës.

Përgjatë këtij takimi do të bashkëbisedojmë edhe për sfidat me të cilat sektori juaj po përballet aktualisht dhe çështjet të cilat OAK mund t’i delegoj tutje, tek institucionet vendore.

Takimi do të realizohet më 17 Gusht 2021 (e martë), nga ora 10:00, në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës. Zyret e OAK-së gjenden në Breg të Diellit, Rrg. “Gazmend Zajmi”, nr.6, Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …