OAK

Odës e Afarizmit të Kosovës kërkon nga insitucionet shtetrore përkrahje për prodhuesit vendor

Mundësitë e bashkëpunimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe vështirësive të shkaktuara si pasojë e pandemisë, përkrahja e prodhuesve vendor, rëndësia e diskutimit paraprak të pakos së rimëkëmbjes me komunitetin e biznesit dhe specifikat që përmbanë për përkrahje të tyre, e sfidat me të cilat po përballen prodhuesit vendor me rrjetet e marketeve ishin arsyeja e takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe bizneseve me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. Në këtë takim u shpalosën shqetësimet e bizneseve, rëndësia e mbështetjes së tyre të cilat janë dëmtuar nga pandemia dhe rëndësia që të përkrahen prodhuesit vendor çoftë nëpërmjet ofertave apo lirimit të plotë të lëndës së parë si për furnizime brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu nga OAK u kërkua që të trajtohen me prioritet kërkesat e rreth 30 bizneseve të cilat kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik e të cilat janë në pritje për shqyrtim tash e disa vite.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …