Ymeri: Kombëtarja na bëri të ndihemi të barabartë me kombet e tjera

Opozita e bashkuar e palëkundur nga protestat, për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe rrëzimin e Qeverisë

Kryetari  i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, është cituar të ketë deklaruar se Opozita e bashkuar mbetet e palëkundur nga protestat, si mjet politik për kundërshtimin e marrëveshjeve dhe për rrëzimin e Qeverisë Mustafa – Thaçi. Opozita e konteston mënyrën e zgjedhjes të Thaçit, në postin e kryetari  si në aspektin politik, ashtu edhe në atë juridik. Ndërkaq, ai e ka lënë të hapur mundësinë që zgjedhja e Thaçit të shkojë në Kushtetuese. Ymeri kritikoi arrestimin dhe mbajtjen në burg shtëpiak të deputetëve opozitarë, si dhe sekuestrimin e tendave nga Policia në sheshin “Skënderbeu”. Pas zgjedhjes president të Thaçit, ka filluar të flitet për mundësinë që aktgjykimi i vitit 2011 i Gjykatës Kushtetuese për ish-presidentin Pacolli, të merret si precedent për ta kontestuar juridikisht procedurën e zgjedhjes së Thaçit president.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …