Organizata ETEA është duke organizuar tryezë diskutimi me rastin e publikimit të "Politikës Shkollore për Mbrojtjen e Fëmijëve"

Organizata ETEA është duke organizuar tryezë diskutimi me rastin e publikimit të “Politikës Shkollore për Mbrojtjen e Fëmijëve”

Organizata ETEA është duke organizuar tryezë diskutimi me rastin e publikimit të “Politikës Shkollore për Mbrojtjen e Fëmijëve”, dokument ky i zhvilluar në bashkëpunim me nxënësit/et e shkollave të mesme të larta të Kosovës, udhëhequr nga Klevis Vaqari, eksperte e të drejtave të fëmijëve dhe njëherësh drejtore e programeve në Koalicionin e Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).

Me këtë rast, kemi kënaqësinë që të ju ftojmë të merrni pjesë gjatë tryezës së diskutimi me rastin e publikimit të draft “Politikës Shkollore për Mbrojtjen e Fëmijëve”, më datë 28.02.2023 (e martë), ora 11:00, në ambientet e organizatës ETEA që gjenden brenda objektit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, Prishtinë. 

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim shqyrtimin e përbashkët të dokumentit në fjalë si dhe mundësive për integrimin e tij brenda shkollave të mesme të larta të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …