Fahri Fazliu

Përkujtohet Heroi i Kombit Fahri Fazliu, në datëlindjen e tij

Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu Heronjtë vetëm ditëlindje kanë! Sot më 24 shkurt 2023 do t’i mbushte 60 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu. Fahriu ishte nje uraganit i bashkimit të kombit. Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu! E përkujtojn shokët e idealit dhe familja FAZLIU.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …