Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!, të premten ka publikuar raportin “Degradimi i vazhdueshëm mjedisor”.

Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!, të premten ka publikuar raportin “Degradimi i vazhdueshëm mjedisor”.

Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!, të premten ka publikuar raportin “Degradimi i vazhdueshëm mjedisor”.

Raporti, i cili është prezantuar nga Rina Koliqi, është rezultat i hulumtimeve mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë, të cilat janë realizuar ndër vite nga Çohu. Hulumtimet kanë të bëjnë me degradimin e lumenjve nga operuesit ilegalë, dëmet që janë shkaktuar nga gurthyesit si dhe gjendjen e deponive regjionale të mbeturinave! Këto hulumtime janë përditësuar, për të parë gjendjen aktuale dhe për ta krahasuar me atë paraprake.

Në këtë tryezë të pranishëm ishin: Elbasan Shala nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, (MMPHI), Naim Sejdiu nga Komisioni për Miniera dhe Minerale (KPMM), Bajram Limani nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Përveç prezantimit të raportit përmbledhës, në tryezë u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër lidhur me gjetjet kryesore të hulumtimeve.

Në këtë tryezë, përfaqësuesit e KPMM-së dhe inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit, shprehen shqetësimet e tyre lidhur me numrin e vogël të inspektorëve dhe moskoordinimin institucional për të parandaluar dhe ndëshkuar degraduesit e mjedisit.

Edhe në rastet kur i kapin në flagrancë operuesit ilegalë, sipas tyre, mjetet e punës nuk sekuestrohen pasi që në këtë aspekt mungon bashkëpunimi i duhur me institucionet e drejtësisë, dhe se edhe procedurat ligjore paraqesin pengesë në këtë aspekt.

Kjo do të thotë se edhe në rastet kur operuesit ilegalë kapen dhe iniciohen rastet në institucionet e drejtësisë, operuesit mund të përdorin sërish mjetet e njëjta të punës për të gërmuar apo transportuar.

  1. Shala dhe z. Sejdiu u shprehen të pakënaqur edhe me ndëshkimet që u shqiptohen degraduesve të mjedisit nga gjykatat edhe pse operuesit ilegalë në të shumtën e rasteve janë recidivistë, pra që i përsëritin veprimet e tyre në vazhdimësi.

Ndërkaq përfaqësuesi i KMDK-së, Bajram Limani, foli lidhur me gjetjet e hulumtimeve të organizatës ÇOHU! mbi deponitë regjionale të mbeturinave, me theks të veçantë për deponinë e Mirashit, e cila paraqet rrezik të vazhdueshëm për punëtorët e deponisë dhe për mjedisin. Ai theksoi se asnjë veprim nuk mund të ndërmerret në këtë deponi, qoftë për mbyllje apo shfrytëzim të saj, pa u bërë një studim i fizibilitetit. Ai tha se mbyllja e kësaj deponie pa e ndërtuar një të re, do të shkaktonte kaos të mbeturinave, sidomos në Prishtinë.

  1. Limani tha se janë kryer studime në disa lokacione për ndërtimin e një deponie të re dhe se një gjë e tillë pritet të bëhet në fshatin Ribar të Lipjanit, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga kjo komunë lidhur me këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …