Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës është mbajtur trajnimi "MSA dhe mundësitë e biznesit në Kosovë"

Organizuar nga OEK është mbajtur trajnimi “MSA dhe mundësitë e biznesit në Kosovë”

Ka përfunduar me sukses trajnimi “MSA dhe mundësitë e biznesit në Kosovë”. Oda Ekonomike e Kosovës organizoi trajnimin, MSA dhe mundësitë e biznesit në Kosovë, si nevojë e dalë nga hulumtimet e bëra nga OEK. “MSA është një mundësi e jashtëzakonshme e të bërit biznes dhe kjo duhet të shfrytëzohet nga bizneset kosovare, por për të përfituar nga një marrëveshje e tillë, bizneset kosovare duhet të jenë sa më të përgatitura, duke marrë parasysh edhe konkurrencën e lartë ne tregun evropian”, tha Besim Mustafa, Drejtor i Departamentit për Arsim profesional. Trajnimi është përkrahur nga Projekti EUFORIA është një projekt i financuar nga BE, që bashkon pesë universitete të BE-së, gjashtë universitete kosovare, OEK, Gratë në Biznes dhe katër kompani kosovare. Qëllimi është të përmirësojë lidhjet mes universiteteve dhe ndërmarrjeve në Kosovë dhe të përmirësojë punësueshmërinë e të diplomuarve universitarë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …