Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka reaguar publikisht pas shtyrjes së shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në gjykatën speciale në Hagë. Edhe zyrtarë të tjerë të lartë të partisë në pushtet, përfshirë deputetët e zgjedhur, nuk kanë dalë me deklarata lidhur me vendimin për shtyrjen e aktgjykimit, i cili është caktuar të shpallet më 16 shtator. Megjithëse përfaqësues të Vetëvendosjes kanë shprehur në raste të ndryshme kritika ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si të njëanshme ndaj UÇK-së, deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar për zhvillimin e fundit në këtë proces. Ndër figurat që më herët kanë komentuar çështje që lidhen me Gjykatën Speciale është edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila kishte deklaruar se respekton qëndrimet e Fatos Gecit lidhur me procesin në Hagë, duke i lidhur ato me historinë dhe përvojën e familjes së tij gjatë dhe pas luftës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
