Osman Osmani: Të drejtat e punëtorëve dhe organizimi sindikal

Osman Osmani: Të drejtat e punëtorëve dhe organizimi sindikal

Interesat e ngushta në vend të solidaritetit kolektiv

Numri i sindikatave në Kosovë është rritur në periudhën e pasluftës. Sa përkon kjo rritje me të drejtat e punëtorëve? Sa është përmirësuar gjendja e punonjësve? Cili është imazhi i sindikatave sot në Kosovë? Një vrojtim kritik dhe dashamirës!

Në vitin 2017, në Kosovë janë të regjistruara 208 shoqata sindikale dhe 28 sindikata të pavarura. Megjithatë, kushtet e punës, veçanërisht e atyre në sektorin privat, janë të këqija, ndërsa pozita e punonjës*eve është tejet e pasigurt dhe e pa perspektivë. Hulumtimet e shumta japin një pasqyrë shqetësuese për tregun e punës në Kosovë. Si problem kryesorë shihet politizimi i lartë në Kosovë, sidomos kur bëhet fjalë në shanset për punësim dhe ngritje profesionale në të mirë të ekonomisë kosovare dhe mirëqenies sociale.

Në një intervistë të organizuar nga Instituti i Kosovës për Politika Zhvillimore (artikull nga Mr. sc. Blerim Burjani: http://www.ekonomia-ks.com/sq/opinion/punesimi-ne-sektorin-publik-dhe-privat), 85% e qytetarëve janë deklaruar se për ta fituar punësimin në sektorin publik duhet patjetër t’u takosh partive politike në pushtet dhe rreth 65 % e kanë ndërruar partin politike për çdo mandat të qeverisjes për të gjetur punë në sektorin publik. Shërbimi civil mbetet sektori me i ndjeshëm. Askush nuk është i bindur në Kosovë se i beson ndonjë paneli punësimi, në mënyrë objektive, sepse të gjithë mendojnë se “njohuria” dhe partia janë segmentet themelor të punësimit në vend kur flasim për sektorin publik. Askush nuk beson se respektohen kriteret ligjore. Diskriminimi i parë bëhet me rastin e hartimit të konkursit dhe përshkrimit të vendeve të punës. Aty hartohen kriteret duke iu përshtatur personave të caktuar. Gjendja aspak më e mirë dhe e mjerë është edhe në sektorin privat, në disa kompani private punëtorët shfrytëzohen tmerrësisht nga 12 orë punë në ditë apo në kompanitë private të sigurimit të objekteve ka shumë të punësuar që punojnë pa ndonjë shpërblim shtesë për punën e natës dhe ka të punësuar edhe punëtorë nën moshën 20 vjeçe dhe forma e pagesës në orë punë është mjaft diskriminuese.

Jeta e shtrenjtë, pagat e ulëta rritin borxhet private

Të dhënat e nxjerra nga raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe hulumtimet e ndryshme tregojnë se gjendja e punëtorëve në Kosovë është e mjerueshme, sidomos në sektorin privat. Pagat e turpshme (170 Euro), orari i stërzgjatur i punës, ngarkesa për shëndetin, rrezikimi i jetës, mungesa e respektit ndaj djersës së atyre të cilët krijojnë profite për shefat e tyre. Duke marrë parasysh koston e lartë të jetesës dhe pagat e ulëta, nuk befason fakti se populli ynë është i zhytur në borxhe nëpër banka, persona privat dhe detyrohen të shesin pasurinë e patundshme për të siguruar mbijetesën. Sipas Institutit të Kosovës për Politika Zhvillimore, çdo i dyti qytetar i punësuar në sektorin publik dhe atë privat është me obligime kreditore, ndërsa bankat vazhdojnë të përfitojnë më së shumti me kamata marramendëse dhe çmime të paarsyeshme për shërbime bankare.

Momenti i fundit për veprim kolektiv dhe solidar nga sindikatat

Duke i pa problemet e shumta për punonjësit në Kosovë, fokusi i sindikatave, si organizata solidariteti, duhet të përqendrohet në përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë në punë për të gjithë. Një sindikatë fokusohet në përmirësimin e të drejtave të anëtarëve të saj, kjo është natyra e tyre. Forca sindikale rritet dhe ngjallet në luftën solidare edhe për punonjësit tjerë. Andaj, besoj se në fokus të sindikatave në Kosovë duhet të qëndroj përmirësimi i kushteve të punës në degët më të rrezikuara të ekonomisë në Kosovë, sidomos në sektorin privat, sepse çdo ditë nëpër kantieret e ndërtimit vdesin të rinj e të reja, punëmarrës familjarë, në mungesë të sigurisë. Pagat janë në krahasim me sektorin publik shumë më të ulëta. Pra, fillimisht nevojitet solidarizim për përmirësimin e pagave në sektorin privat, të cilat janë tejet të ulëta.

(Mos)Organizimi sindikal në Kosovë

Njëri ndër problemet kryesore të organizimit sindikal në Kosovë, pas mungesës së organizimit kolektiv në vend, është dëshmuar mungesa e reformave në sindikata në pajtueshmëri me ndryshimet sistemore, pastaj mungesa e solidaritetit në mesin e punëmarrësve dhe sindikatat e copëtuara, në krye te të cilave të janë “dinosaurët” (kryesues të tej moshuar me autoritet zyrtari). Pastaj, pjesëmarrja e krerëve sindikalist në procesin e privatizimit, jo për të ruajtur pasurinë e të mirën publike e shoqërore, por për të marrë pjesën e kulaçit nga plaçka në kurriz të pasurisë publike. Duke reduktuar kështu organizimi sindikal vetëm në një grup të ngushtë interesi, i atyre që janë në krye të tyre. Pasiviteti sindikal nuk mund të arsyetohet vetëm me deklarata për atdhedashuri e shtet ndërtim, por edhe me angazhimin për një shoqëri sociale, për kushte të mira të punës, paga dinjitoze dhe jetë të mirë për të gjithë.

Lufta për më shumë paga është e arsyeshme, por duhet të operohet me kujdes dhe në përputhje me gjendjen në vend. Nëse Sindikata e Arsimit kërkon paga më të mira për punonjësit e tyre, kjo është kërkesë legjitime, por jo edhe patjetër e arsyeshme në kontekstin shoqëror. Sipas Zyrës s Bashkimit Evropian  në Kosovë, gjendja e arsimit në Kosovë nuk është përmirësuar dhe vazhdon të jetë në zonë kritike dhe se “ka një stagnim në fushën e arsimit, jo vetëm në çështjet e buxhetit, por edhe në të organizimit”. Kërkesat për paga dhe kërcënimi me grevë në këto kushte pandemie dhe duke marrë parasysh pagat relativisht të mira në këtë sektor në krahasim me punëtorët e sektorit privat, atëherë kërkesat dhe veprimet e tyre mund të jenë shumë kundër produktive. Mësimdhënësit, të cilët kërcënojnë me grevë, rrezikojnë të hidhërojnë opinionin e gjerë dhe sidomos prindërit, të cilët brengosen si për nivelin e ulët të cilësisë së arsimimit ashtu edhe për faktin se me mbyllje të shpeshta, fëmijët humbin shumë nga njohuritë shkollore. Pas mbylljes së kohëpaskohshme të shkollave shkaku i pandemisë, të kërcënosh me grevë dhe mbyllje të shkollave, është akt marrëzie e jo e forcës sindikale, sepse kjo i bie si bumerang në kokë vetë sindikatave, siç po tregojnë edhe në reagimet e shumta publike edhe në rrjetet sociale, sa herë të bëhen deklarime kërcënuese me grevë.

Humbja e besimit në shoqëri paraqet një problem të madh, i cili nuk mund të riparohet shpejtë. Shkatërrimi i besimit në sindikata për oportunitete politike është i papranueshëm dhe duhet të ndalohet nga vetë baza, pra nga vet punëtorët, në këtë rast mësimdhënësit. Keqpërdorimi i detyrës si udhëheqës sindikal për politikë ditore, duhet të merr fund.

Sindikatat në Kosovë duhet reformuar e fuqizuar

Vetëm me sindikata të forta dhe shoqata të punëdhënësve të afta për të negociuar, partnerët socialë mund të negociojnë dhe zbatojnë zgjidhje të qëndrueshme e të përgjithshme (kontrata kolektive të punës, marrëveshjet kolektive). Këto krijojnë bazamentin për paga të mira dhe të drejta dhe kushte të mira dhe të sigurta të punës si dhe zhvillimin e një sistemi të fortë të aftësimit profesional. Pos tjerash ne presim që qeveria e Kosovës të futë pagën minimale, premtim ky i saj në fushatën zgjedhore. Ne, sindikalist*et shqiptaro-zviceran, kemi dhënë sugjerimet tona për reformë sindikaliste në Kosovë dhe bashkë me partnerët tanë në Zvicër e Kosovë jemi të gatshëm që së bashku ti hyjmë kësaj sfide. Topi tani është në duar të drejtuesve të sindikatave në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …