Vjosa Osmani, premton qeverisje të mirë, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor

Osmani: Vendi mund të shkojë në zgjedhje kur Veselit të konfirmohet kryetar i PDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka përjashtuar mundësinë që pas konfirmimit të Kadri Veselit si kryetar i PDK-së, Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Duke folur në një intervistë për gazetën ‘Zëri’, ajo ka vlerësuar se mbajtja e këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë aspak e favorshme për LDK-në. Osmani ka shtuar se PDK edhe në të kaluarën ka dëshmuar se nuk i respekton marrëveshjet. Sipas saj, pas zgjedhjes së Thaçit president dhe pas konfirmimit të Kadri Veselit në krye të PDK-së, Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ajo ka folur edhe për zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit, duke nënvizuar se në seancë ka pasur presione ndaj deputetëve. “Vullneti i deputetëve të LDK-së u tregua në rundin e parë, kur Thaçi mori vetëm 50 vota. Por ndryshimi i votave në rundin e tretë, në 71, flet shumë se ka mundur të ketë presione”, është shprehur deputetja, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …