OVL-UÇK

OVL, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve kundërshtojnë koncertin në Dragash: Provokim i papranueshëm dhe ofendim për luftën

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë shprehur shqetësimin e thellë për organizimin e një koncerti më 5 maj në Komunën e Sharrit, me pjesëmarrjen e këngëtarëve nga Serbia. Ky koncert është paralajmëruar nga një grup i komunitetit goran në këtë komunë dhe organizatat e dala nga lufta shprehin indinjatën e tyre të thellë ndaj këtij aktiviteti. 5 maji është një ditë e shenjtë për popullin shqiptar, Dita e Dëshmorëve të Kombit, kur nderohen bijtë dhe bijat e kombit që ranë për lirinë që e gëzojmë sot. Për këtë arsye, organizatat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve e konsiderojnë organizimin e këtij koncerti si një provokim të qëllimshëm dhe të papranueshëm, që ofendon sakrificat dhe dhimbjen e të gjithë atyre që kontribuan për çlirimin e Kosovës. Organizatat kërkojnë nga institucionet kompetente që të ndërmarrin masa për të ndaluar organizimin e këtij koncerti. Nëse nuk ndërmerren masa, ata paralajmërojnë se do të detyrohen të ndërmarrin veprime vetjake për të ndaluar këtë aktivitet provokues.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …