Pacolli: E turpshme në sheshin “Adem Jashari” ende nuk është vendosur shtatorja e komandantit legjendar

Pacolli: E turpshme në sheshin “Adem Jashari” ende nuk është vendosur shtatorja e komandantit legjendar

Zyrtari i AKR-së, Rrahim Pacolli me anë të një shkrimi e ka shprehur mllefin e tij për mosvendosjen e shtatorës së Adem Jasharit në sheshin e inaguruar se fundi nga Komuna e Prishtinës. Ai ka thënë së është turpshme që në sheshin “Adem Jashari” ende nuk është vendosur shtatorja e komandantit legjendar

“Është e turpshme që përkundër rregullimit në sheshin “Adem Jashari” ende nuk është vendosur shtatorja e komandantit legjendar. Nuk ka kuptim që sheshi që mban emrin e tij të mos ketë as elementin më të vogël që përfaqëson heroin kombëtar. U bëj thirrje institucioneve gjegjëse që të korrigjohet kjo gjë sa më parë”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …