OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Shefi i ekipit në dialogun me Serbinë, Avni Arifi thotë se Liqeni i Ujmanit, i takon Kosovës

Shefi i ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi thotë se Liqeni i Ujmanit, i takon shtetit të Kosovës dhe kushdo që pretendon ta përvetësojë atë, do të bëjë “një agresion” ndaj Kosovës. Arifi tha se Kosova me këta kufij është njohur nga mbi 100 shtete, prandaj përvetësimi i çdo pjese të territorit të Kosovës do të ishte agresion.. 116 shtete e kanë njohur Kosovën me këta kufij, populli i Kosovës e ka shpallur pavarësinë me këta kufij dhe kushdo që pretendon Gazivodën, Prishtinën, Pejën, Gjilanin apo çdo pjesë të territorit të saj, është tendencë e hapur për agresion, dhe si e tillë do të ketë përgjigjen e popullit të Kosovës”, tha Avni Arifi  për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …