Ministri Pacolli sot e merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Pacolli: Në LDK janë sjellë keq me mua, askush nuk më ka pyet se çka do të bëjmë por unë jam dhe mbetem aty

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli derisa ka thënë se foltorja e Kuvendit sot është përdorur për fyerje, sharje dhe fushatë, ka rikonfirmuar se do të qëndrojë në koalicion me LDK-në, edhe pse këta të fundit janë sjellë keq me të. Pacolli ka thënë se drejtuesit e LDK-së janë sjellë keq me të dhe se ai nuk kërkon lëmosh por bashkëpunim. Në LDK janë sjellë keq me mua, askush nuk më ka pyet se çka do të bëjmë. Unë  jam aty dhe mbetem aty, por jam një numër që nuk do të doja të isha, kam kontribuar për shtet dhe nuk kërkojë lëmosh por kërkojë bashkëbisedues që të veprojmë ”, ka thënë ai. Kurse, duke komentuar zhvillimet në seancën e sotme, ka thënë se seanca në nuk është vendi i duhur për të, pasi foltorja u përdorë për fyerje, sharje dhe fushatë.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ka bërë të ditur se ndodhen në Banjskë dhe se janë të gatshëm të përgjigjen nëse shfaqet nevoja

KFOR-i ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie dhe të gatshëm për të …