Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli

Pacolli: Për rimëkëmbjen ekonomike të vendit duhet kë krijohet një komitet kombëtar në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli ka folur rreth pasojave të pandemisë koronavirus në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e pasojave për ekonominë. Ai në një postim ka kërkuar më tepër ndihmë të shtetit për kompanitë përmes granteve, avantazheve tatimore dhe subvencioneve. Pacolli ka kërkuar krijimin e një komiteti kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike në Kuvend, pjesë së cilit do të jenë qeveria, opozita, bizneset, odat ekonomike dhe palët e tjera e interesit, me qëllim që t’i përgjigjet së bashku situatës ekonomike, e cila sipas tij do të jetë më e rënda që nga vitet e nëntëdhjeta. “Nëse nuk i marrim këmbët në fillim mirë, do të jetë një sfidë për vite me radhë ndikimi. Kosova duhet të mësojë nga eksperiencat që vendet e tjera kishin me krizën ekonomike në 2008”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …