Daily Archives: 06/08/2016

Haradinaj: Nuk kam pritur asgjë nga ky kryeministër, sepse ai është i dobët dhe i pa aftë

Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të vendos vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik, madje as ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, kështu ka deklaruar vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress. Por, ai ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Isa Mustafa, duke thënë se ai …

Më shumë...

Kumtesa e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi

Debati për demarkacion

Pas debatit të 3 gushtit, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka dalë me një kumtesë lidhur me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe malit të Zi. Në kumtesën e lëshuar për media komisionin thotë se kufiri Republikës së Kosovës me Malin e Zi …

Më shumë...

Kriminelët serbë të Zhegrës të vihen para drejtësisë për krimet që kanë kryer në vitin 1999 kundër shqiptarëve

Zhegra

Arrestimi i serbit 47 vjeçar, Vlado Zmajeviq, i akuzuar  për krime lufte të kryera në Zhegër të Gjilanit  edhe pse i vonuar, sërish është një lajm i mirë për të vazhduar dhe kurajuar organet e drejtësisë në Kosovë që mos të heshtin, por të veprojnë. Dëshmitari, Rrahim Bajrami, ka thënë …

Më shumë...

Sot në Sallën e komunës së Deçanit mbahet një tubim i degës së LDK-së në Zvicër

Dega e LDK-së në Zvicër me peticion për shkarkimin e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të LDK-së

Në takimin që do të mbahet në sallën e Komunës së Deçanit, organizuar nga Degët e LDK-së në Zvicër dhe në Gjermani marrin pjesë: Donika Gërvalla, Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi, Rexhep Gjergji, Naser Rugova, Idriz Zeqiraj, thuhet në një njoftim për media. “Në këtë takim, në mënyrë publike janë të …

Më shumë...

Shtetet që kanë investuar më së shumti në Kosovë janë: Zvicra, Turqia dhe Gjermania

Shtetet që kanë investuar më së shumti në Kosovë janë: Zvicra, Turqia dhe Gjermania

Zvicra është shteti që ka investuar më së shumti në Kosovë, gjatë vitit të kaluar, pastaj radhiten, Turqia  dhe Gjermania. Sipas raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e Huaja Direkte, të pranuara në Kosovë gjatë vitit 2015 arritën vlerën prej 324.4 milionë euro. Sa i përket origjinës së …

Më shumë...

Lekaj: AAK e gatshme për organizimin e protestave të reja

Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, është shprehur  se janë të gatshëm të organizojnë protesta për të mos lejuar miratimin në Kuvend të Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. AAK, ka protestuar edhe më herët kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe është …

Më shumë...

Në “Rio 2016”, Kosovës i prin xhudistja Kelmendi

Në “Rio 2016”, Kosovës i prin xhudistja Kelmendi

Majlinda Kelmendi , kampionia e Botës në Xhudo, u ka prirë tetë garuesve të Kosovës në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike. Kosova që merr pjesë për herë të parë, në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë. Kosova në xhudo do të përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi e Nora …

Më shumë...

13 të vdekur në qytetin Rouen të Francës

13 të vdekur në qytetin Rouen të Francës

Një zjarr që ka përfshirë barin  “Cuba Libre” në qytetin Rouen, në veri të Francës, gjatë një feste ka lënën së paku 13 persona të vdekur dhe gjashtë të lënduar, të moshave mes 18 dhe 25 vjeç. Bar “Cuba Libre” është kapluar nga flakët në bodrum rreth mesnatës, për të …

Më shumë...

Isa Mustafa: Nuk mund t’i marrim 8.200 hektarë tokë Malit të Zi për persona privatë të Kosovës

Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke komentuar takimin me ambasadorët e Kuintit, thotë se Kosova nuk mund të ia marr[ 8200 hektarë Malit të Zi. “Në mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka tokë të askujt. Çdo tokë e ka titullarin e pronës dhe është e evidentuar ose në …

Më shumë...

Kryetari Bashota së bashku me Famullitarin e Klinës vizitoi  BIK-un në Klinë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota së bashku me Famullitarin e Klinës, dekanin e Pejës don Lorenc Sopi, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) në Klinë. Kryetari Bashota e uroi për festën e Bajramit kryetarin e BIK në Klinë, z. Kadri …

Më shumë...

Kryetrari Selmanaj ka pritur në takim komandantin e KFOR-it Italian në Kosovë

Kryetrari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, i shoqëruar nga nënkryetari  z.Sami Cacaj dhe bashkëpunëtorët e tjerë kanë pritur në takim  Kol: Giovanni Giagheddu Komandant i Grupit luftarak shumëkombësh perëndim (MNBG-W) dhe i kontingjentit Italian në Kosovë dhe  nënkolonel Domenico Crisopulli  shefi i Zyrës se Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak. Në këtë takim  …

Më shumë...

U asfaltua rruga e Liqenit në Suhadoll

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbikëqyrë përfundimin e punëve në asfaltimin e rrugës së Liqenit të qytetit, 1.5 kilometra përgjatë lumit Ibër, në fshatin Suhadoll të Mitrovicës. Përfaqësuesit e Kompanisë “Bajraktari”, që është përfituese e tenderit për realizmin e projektit për ndërtimin e liqenit artificial në Suhadoll, …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri dhe kryeimami Murati kërkojnë lejimin e rindërtimit të xhamisë së Ibrit në veri të qytetit

Kryetari i komunës së Mitrovicës z.Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Bashkësinë Islamë të Mitrovicës, për t’ua uruar Festën e Fitër Bajramit, ku është pritur nga kryeimami Mulla Asllan Murati dhe drejtues tjerë të BI-së. Kryetari Bahtiri ju tha drejtuesve të BI-së se kjo është një ditë e madhe për …

Më shumë...

Kryetari Begaj priti kolonelin italian Giagheddu

  Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim, komandantin e grupit luftarak shumëkombësh perëndim (MNBG-W), kolonelin Giovani Giagheddu. Ky takim kishte karakter njoftues, mes kolonelit italian dhe kryetarit të Malishevës. Kryetari Begaj, e ka falënderuar për vizitën, si dhe e ka njoftuar me situatën e …

Më shumë...

74.6% e maturantëve malishevas e kanë kaluar testin e maturës

Rezultatet e maturantëve malishevas, në testin shtetëror të maturës, kanë qenë të mira, pasi 74.6 % të maturantëve, e kanë kaluar me sukses testin. Kështu ka konfirmuar drejtori komunal për arsim, Avdi Morina, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve. Po ashtu në këtë mbledhje u bë e ditur se kanë …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Vendi duhet të qeveriset nga ata që e duan shtetin dhe kombin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se kundërshtimi i Malit të Zi lidhur me  demarkacionin nuk është lajm. Përderisa  kryeministri, ministrat e kabinetit qeveritar me kryetarin janë kundër rishikimit dhe krijimit të një Komisioni të ri për një rivlerësim, pse duhet të na habis …

Më shumë...