Daily Archives: 01/07/2021

Ganimete Musliu: PDK-ja u dashka të kërkojë falje që shpalli pavarësinë e Kosovës dhe që ndërtoi autostrada

Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i është kundërpërgjigjur opinionistit, Halil Matoshi i cili tha se Partia Demokratike e Kosovës duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për qeverisjen e deritanishme. Musliu ka thënë se PDK-ja duhet t’u kërkojë falje qytetarëve që shpalli Pavarësinë e Kosovës, siguroi mbi 100 njohje …

Më shumë...

KQZ: Njoftim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 1 korrik ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021. Kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve mund ta dorëzojnë: subjektet politike të certifikuara; Organizatat …

Më shumë...

Në kazermën “Adem Jashari”, sot është mbajtur ceremonia ushtarake e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2021

Në kazermën “Adem Jashari”, sot është mbajtur ceremonia ushtarake e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2021

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari”, sot u mbajt ceremonia ushtarake e diplomimit të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, respektivisht Qendrës për Studime Universitare  të gjeneratës 2021. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, zv/ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i …

Më shumë...

Izet Ibrahimi: Paqja nuk mund të ruhet kur çlirimtarët nuk janë të lirë

Izet Ibrahimi

Mëngjesin tim te sotëm, përveç zymtësisë vjeshtore e rëndoj edhe bastisja spektakulare e shtëpisë së Jakup Krasniqit nga ana e njësiteve policore. Fytyrat e zgërdhira dhe pamjet të cilat na servonin mediat në Kosovë, më rikthyen kujtesën tek ato arrestimet dhe bastisjet që milicia dhe UNDB-ja serbe i bënte figurave …

Më shumë...

Në Deçan u zhvilluan Garat e Diturisë në Gjuhen Angleze për klasat e VI-ta, VII-ta dhe VIII-ta

Bazuar në Planin e punës së DKA-së, me dt. 29.06.2021, u zhvillua Gara e Diturisë në Gjuhen Angleze, për klasat e VI-ta, VII-ta dhe VIII-ta nga shkollat fillore të komunës se Deçanit. Garat ishin nën përkujdesjen e Profesoreshës Egzontina Zyberi, arsimtarëve vullnetarë nga shkollat e Deçanit dhe zyrtarëve nga DKA-ja. …

Më shumë...

Në 24 orët e fundit konfirmohen 10 raste të reja pozitive me virusin korona, ndërsa shërohen 12 qytetarë

Konfirmohen 45 raste të reja me virusin koroona, shërohen 298 qytetarë dhe 4 të sëmurë vdesin

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 10 raste pozitive të të infektuarve me COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 12 qytetarë, ndërsa rastet aktive tani për tani janë 165. Në nivel vendi janë vaksinuar gjithsej 189.006 qytetarë.

Më shumë...

Gjykata Speciale ka vendosur për t’ia vazhduar masën e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Gjykata Speciale ka vendosur për t'ia vazhduar masën e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Specialja ka urdhëruar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqi, i cili mund të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e tjetër të paraburgimit deri më 9 gusht të këtij viti ose deri më …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë solemne në shënim të 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë solemne në shënim të 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë solemne të premten, më 2 korrik 2021, në ora 10:00, për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.  Kjo seancë ka për qëllim shënimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë më të re …

Më shumë...

Matthew Palmer nga “Forumi i Prespës” bënë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën

Matthew Palmer nga “Forumi i Prespës” bënë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, në “Forumin e Prespës” që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka thënë se është jetike që Bashkimi Evropian ta mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe të liberalizojë vizat për Kosovën. “Është jetike që BE të …

Më shumë...

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të mbahet debat parlamentar për marrëveshjen e Washingtonit

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të mbahet debat parlamentar për marrëveshjen e Washingtonit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë tha se kanë kërkuar që në seancën e radhës të mbahet debat parlamentar për marrëveshjen e Washingtonit. Madje ai thotë se presin që në këtë seancë të jetë prezent edhe vet kreu i Qeverisë, Albin Kurti. “LDK-ja ka …

Më shumë...

Abelard Tahiri: Kuvendi është shndërruar në institucion shërbyes vetëm për interesa të pushtetarëve

Abelard Tahiri: Për herë të parë në Kosovë, Qeveria Kurti i legalizojë targat e lëshuara nga Serbia

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ai ka thënë se Kryesia ka arritur të ketë kuorumin dhe të vendoset për seancën e radhës, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme. “Për shkak të dy dështimeve të …

Më shumë...

PDK, LDK, AAK dhe AKR tashmë i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre kryetar të Pishtinës

PDK, LDK, AAK dhe AKR tashmë i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre kryetar të Pishtinës

Qytetarët e Kosovës më 17 tetor 2021 do t’iu drejtohen sërish kutive të votimit, kësaj radhe për të zgjedhur kryetarin që do të udhëheq për katër vitet e ardhshme me komunat e tyre. Tashmë kur edhe data është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, partitë politike kanë zyrtarizuar disa prej …

Më shumë...

Vazhdon vaksinimi i qytetarëve të Hanit të Elezit

Komuna e Hanit të Elezit i njofton qytetarët e saj për procedurat të cilat duhet të ndiqen për vaksinim të grup moshave dhe kategorive tjera që mund te vaksinohen. Caktimi i terminit përmes platformës e Kosova (https://ekosova.rks-gov.net/) është i mundur për: Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare Personat me sëmundje kronike …

Më shumë...

94 vjet nga vdekja në varfëri dhe keqtrajtim e heroinës, Shote Galica, (Qerime Halil Radisheva 1895 – 1927)

94 vjet nga vdekja në varfëri dhe keqtrajtim e heroinës, Shote Galica, (Qerime Halil Radisheva 1895 – 1927)

Qerime Halil Radisheva, e njohur në historinë tonë kombëtare si Shotë Galica, ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse të Kosovës, në luftë për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Ajo me bashkëshortin e saj, Azem Bejtë Galica, luftoi trimërisht dhe heroikisht për 12 vjet rresht kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë …

Më shumë...

Shtetet e Bashkuara presin që Kosova e Serbia t’iu përmbahen detyrimeve që kanë marrë më 4 shtator 2020

Shtetet e Bashkuara presin që Kosova e Serbia t’iu përmbahen detyrimeve që kanë marrë më 4 shtator 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  presin që Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve që kanë marrë  në Uashington më 4 shtator 2020. “Shpresojmë që partnerët tanë të veprojnë me mirëbesim dhe të vazhdojnë t’iu përmbahen detyrimeve të marra përsipër në Uashington”, thuhet në një përgjigje të Departamentit amerikan të Shtetit …

Më shumë...

Prej sot Sllovenia merr në udhëheqje për gjashtë muaj presidencën e Bashkimit Evropian

Prej sot Sllovenia merr në udhëheqje për gjashtë muaj presidencën e Bashkimit Evropian

Prej ditës së sotme më 1 korrik, Sllovenia do të marrë në udhëheqje për gjashtë muaj presidencën e Bashkimit Evropian. Presidenca e Këshillit të BE-së ndërron çdo gjashtë muaj nga një vend anëtar i BE-së tek tjetri. Presidenca ka rol të rëndësishëm në formësimin e konsensusit brenda shteteve anëtare të …

Më shumë...