leoni

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Pak ditë pas incidentit ndaj kryetares Vjosa Osmanit në Shkup, kryeministri Albin Kurti viziton Maqedoninë e Veriut

Pak ditë pas incidentit ndaj kryetares Vjosa Osmanit të shkaktuar në aeroportin e Shkupit, kryeministri Albin Kurti viziton Maqedoninë e Veriut. Ai së bashku me disa nga ministrat e tij do të zhvilloj të hënën, me 5 gusht, një vizitë në këtë shtet. Kjo vizitë është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik” ka thënë zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: “Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova nuk është pronë private e tij”

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ashpërsuar kritikat ndaj kryeministrit …